27.5 C
Tiranë
Monday, June 22, 2026

“Paketa fiskale 2022 është paketa më klienteliste dhe anti biznes”/ Jorida Tabaku: “Kjo quhet kapje e shtetit”

Për Partinë Demokratike, paketa fiskale 2022 është paketa më klienteliste dhe anti biznes.

Nënkryetarja e PD, deputetja Jorida Tabaku shkruan në një postim në “Facebook” se në Paketën Fiskale qeveria do të favorizojë përmes përjashtimit nga TVSH-ja importet e makinerive dhe pajisjeve të realizimit të kontratave, bizneset që kanë mbi 500 mln lekë  duke hequr përjashtimin për biznese deri në 50 mln lekë duke dënuar me falimentim bizneset e mesme dhe ato të vogla.

Ajo thotë se Shqipëria 2022 do të ballafaqohet me paketën më kienteliste që është aplikuar ndonjëherë në vendin tonë dhe janë qytetarët ata që do ta paguajnë.

Postimi nga Jorida Tabaku

📍📍📍 Paketa fiskale 2022 është paketa më klienteliste dhe anti biznes!

Qeveria është angazhuar edhe një herë për të shkruar një politikë fiskale që favorizon oligarkët dhe bizneset e tyre në kurriz të sipërmarrjes.

Në Paketën Fiskale qeveria do të favorizojë përmes përjashtimit nga TVSH-ja importet e makinerive dhe pajisjeve të realizimit të kontratave, bizneset që kanë mbi 500 mln lekë  duke hequr përjashtimin për biznese deri ne 50 mln leke duke dënuar me falimentim bizneset e mesme dhe ato të vogla.

Nga ky përjashtim fitojnë vetëm koncesionarët e mëdhenj të rrugëve me PPP. Kjo quhet kapje e shtetit dhe kjo quhet vendimmarrje me porosi.

Kjo është vendimmarrje me standard të dyfishtë, thonë do heqim përjashtimet ndërkohë përjashtojnë vetëm të mëdhenjtë.

Më tej e njëjta mazhorancë që po i ul taksat oligarkisë dhe vetes së saj duke minuar dhe shkatërruar tregun e lirë, ka vendosur një akcizë për gazin e ngrohjes dhe gatimit.

Janë mbi 80% e familjeve që gjetën shpëtimin tek gazi për ngrohje dhe gatim kur çmimi i energjisë u rrit pas ardhjes në pushtet të qeverisë Rama.

Shqipëria 2022 do të ballafaqohet me paketën më kienteliste që është aplikuar ndonjëherë në Shqipëri. Shqiptarët që janë mbi 30% të varfër në nivelin më të ulët të varfërisë do të paguajnë.

#taksat #fiskalizimi #fiskalizimin #ardhurat #akcizat #biznesi #biznesim #biznes #biznesplan #tatimet #fiskal #Sipermarrje #sipermarrje #shqipëria #shqiperia #shqiperia🇦🇱 #fermeret #fermerët #Opozita #opozita #partiademokratike #joridatabaku #JoridaTabaku

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Protesta nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes”, Rama publikon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së 22-të të zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke publikuar pamje nga zona pas përfundimit të...

Horoskopi ditor, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 22 Qershor 2026 ♈ Dashi Dita ju gjen plot energji dhe dëshirë për të vepruar. Mund të merrni iniciativën në një çështje që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Për 22 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë tipik veror, me diell dhe temperatura të larta në shumicën e territorit. Një valë e...

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...