7.5 C
Tiranë
Saturday, November 30, 2024
spot_img

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deklaratave të kreut të PD Lulzim Bashës:”Nuk mund të heqë PPP e dhëna, sepse ato janë dhënë për dializën, sterilizimin e instrumenteve mjekësore, Rrugën e Arbrit dhe të Kombit, si dhe pastrimit të mbetjeve”

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, i është përgjigjur deklaratave të kreut të PD Lulzim Bashës, sa i takon buxhetit të shtetit.

Ai tha se Shqipëria nuk është pjesë e vendeve më të varfra. Por lë pas në listën e Publikuar në Eurostat, Serbinë, Rumaninë dhe Malin e Zi.

Po ashtu, Rama nënvizoi se nuk mund të heqë PPP e dhëna, sepse ato janë dhënë për dializën, sterilizimin e instrumenteve mjekësore, Rrugën e Arbrit dhe të Kombit, si dhe pastrimit të mbetjeve.

“Së pari, kjo është tabela e Eurostat. Pra, asnjë lidhje me qeverinë, me masakrën zgjedhore, me PPP. Sipas kësaj tabele, kjo Shqipëria që e keni bërë rrogoz sa herë hapni gojën, në tabelën e renditjes për varfërinë të vitit 2019 sepse janë të dhënat e vitit 2019 por të publikuara tani, renditet jo me 50 % varfëri, kjo nuk ekziston. Në kohën tuaj varfëria ishte mbi 40%. Shqipëria renditet me një grup së bashku me Turqinë, me 22.4 Letonia 22.9, Shqipëria me 23, Serbia meqë erdhi si shembull është 23.2, Rumania 23.8 dhe Mali i Zi 23.8. Me shifrat ke problem psikologjik. Thuaj 100% të varfër, bëhu dhe vetë se nuk e ke problem të bësh sikur.

Por e vërteta është kjo, siç është e vërteta që shifrat në kohën tuaj janë pa krahasim fare edhe të varfërisë, edhe për të armbajtëse pa leje në stadium. Meqenëse po flet një armëmbajtës pa leje që i gjuante arbitrave me revole. Kjo veza e kulombit që ka zbuluar PD, me 311 mln e PPP që do i heqë PD dhe do të shpëtoka pensionistët, shtresat në nevojë, bujqësinë, blegtorinë. Ç’do hiqte PD? Do të hiqte pikat fundore të përpunimit të mbetjeve. Këtë me siguri që e bënit, sepse e latë Shqipërinë e mbytur në plehra, që sot që kemi një problem në vazhdim, duket problem ndërkohë që atëherë ishte statuskuo kudo. Hidheshin të gjitha plehrat rrugëve dhe në lumë. Meqë jeni të fiksuar aty, e dini se sa është në këtë 311 pjesa që buxheti jep për impiantet e përpunimit të mbetjeve? E dini sa është? Është në total 9 mln dollarë. Janë 600 e diçka për Fierin, e rreth 200 e diçka për Tiranën.

Elbasani nuk është këtu, sepse bëhet pronë e shtetit shqiptar dhe ka disa vite që s’ka më problem me retë e tymit e plehrave që digjeshin te parku. Nuk kam dilema që kur flas për plehrat me ju, do të thoni të qëndronin siç ishin. Raporti juaj me plehrat dhe pa bukurinë, është një raport harmonik fiziogjik. Ju e latë Shqipërinë me 50 mijë infeksione, e shumica prej tyre vinin nga instrumentet mjekësorë. E latë Shqipërinë që rrinin nënat në spitale pas lindjeve për 2 javë më tepër, se merrnin infeksion.

Ata që bënin dializë kanë bërë tre turne, që njerëzit në dializë lëviznin nga qytetet e tjera për të bërë një dializë në Tiranë. Edhe plehrat i lini rrugëve, edhe instrumentet mjekësor i ktheni te ndryshku, edhe dializën e hiqni? Ça do të hiqni tjetër? E para punës është pjesë civilizimi, ne këtu jemi 2 civilizimi të ndryshme komplet. Ju nuk njihni parandalim, njihni vetëm ec përpara ndalo të tjerët. Të gjitha këto para nuk shkojnë te oligarkët, por për shërbimet. Shërbimet paguhen sepse nuk vijnë nga Zoti, paguan shteti për shqiptarët. Ça do të hiqni tjetër? Laboratorët e analizave? Po i hiqni ju patjetër, sepse dy analiza keni gjithsej. Po tjetër çdo të hiqni, mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit që bëri Luli dhe e latë pas dore? Atë do të hiqni? Rrugën e Kombit që e mbulonte dëbora? Atë do të hiqni? Ça do të hiqni? Flasim për buxhetin. Lekët e traut janë ata që e konsumojnë rrugën, këtu po flasim për mirëmbajtjen. Do të flisni për Rrugën e Arbrit? Po e hiqni ju se keni problem, se e premtuat gjithmonë. Nga të gjitha këto do të doja të hiqja vetëm një gjë, që është më e rëndë se impiantet në buxhet, që është më e rëndë se instrumentet mjekësorë, e di çfarë është? E kemi peshqesh nga ju atë, skanimin. E ky është dallimi mes dy civilizimeve, mes qeverisjes KÇK dhe civilizimit jep çfarë të mundesh, ne jemi këto të dytët”, tha Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT