11.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Basha-Ramës:”Hiq 118 mil, hiq 52 mln euro për luksin tënd. Jeton si sheik me taksat e popullit më të varfër të Evropës”

Kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama lidhur me debatin për buxhetin e vitit 2022. Ai tha në Kuvend, se Shqipëria ndodhet e dyta në botë për nivelin e ryshfetit, si dhe shtoi se Shqipëria falë keqqeverisjes ka humbur 338 mln euro në Arbitrazh.

Për skanerin, që Rama tha do të donte ta hiqte, Basha nënvizoi se është një gjë e mirë e bërë nga qeveria e mëparshme, për arsye se identifikon sasinë e drogës dhe paratë kriminale.

“Hiq 118 mil, hiq 52 mln euro për luksin tënd. Jeton si sheik me taksat e popullit më të varfër të Evropës, që ia ke rritur më shumë që nga koha e Tanzimatit. Tonin e zërit tim se përcakton ti. Ti kërko falje. Do të vij dita, mos e harro, mos e harro Kenedyn, do të vijë dita do ta këndojë populli shqiptar se çfarë ndodh me ata që ndalojnë ndryshimin e paqtë të pushtetit. Cheekap yt është bërë gaz i botës, gra me prostatë dhe burra shtatzënë ka nxjerrë cheekap-i yt. The hiq skanimin? Që ta bëj një kompani amerikane. Po mirë hajt ta heqim. Zonja 5 mln ka qenë në krye të doganave, e di që skanimi kap petët e kokainës. Kush i kap ato? Ta ka thënë ndonjë nga tre ministrat. I pari që po e mban jashtë burgut. Apo ku i dyti që ishte drejtor i shtabit të trafikut në Gjirokastër. Skaneri kap kokainës së shokëve të tu. Kush i kap ato?

Ministrat e tu të brendshëm që janë për faqe të zezë. Krimit të organizuar i kapet 20 fish aq vlerë që mjafton për të shkatërruar ekonominë e vendit edhe më shumë. Skaneri është një nga mekanizmat e vegjël që qëndron në këmbë, sepse është një nga gjërat e vetme që bën transparencë e trekëndëshit, pushtet, para krim të organizuar. Nuk të shkon në mendje të heqësh traun që i vendose rrugës së Kombit. Jo aty e ke mendjen, hiq skanerin që të ndalojë droga. Sa herë ke gënjyer për Becchetin? Pse e ke ndaluar komisionin hetimor për këtë çështje. Kjo çështje nuk duhet të ishte në Kushtetuese. Pse e shtyn? Sepse ka një lidhje të shkurtër që ti nuk e përcakton dot, pa djegur arkivin e shtetit dhe vendet e tjera që janë depozituar që të lidhin ty dhe dy vartësit e tu me 120 mln euro, që vijon ti paguash. 338 mln euro të humbura. Meqë buxheti është forma më e lartë e politikës dhe ajo është pasqyra ku shihet politika atëherë jo vetëm shifrat që të thashë tregojnë që ti hallet e shqiptarëve si ke pasur në defter, por tregojnë që taksa e taksave është korrupsioni. Po Banka Botërore dhe BERZH të duken pllakë gramafoni?

Nuk të shpëton dot Zoti nga kjo. Shqipëria e dyta në botë për nivelin e ryshfetit. Me këto të dhëna jo të opozitës, por të institucioneve ndërkombëtare nuk ka shqiptarë që nuk e kupton që këtë betejë do e ktheje personale. Këto janë të vërteta dhe faktet, shkaqet e varfërisë që kanë pllakosur vendin, janë shkaqet e krizës së demokracisë sepse në krye kemi një grup njerëzish që kanë komplotuar me një grusht oligarkësh, për të mbajtur frenat e pushtetit dhe për të përdorur pushtetin për të pasuruar veten e tyre. Në këtë seancë do e përdorë buxhetin si letër ambalazhi”, u shpreh Basha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...

Jennifer Lopez ndan momentet e lumtura të jetës: “Kur shfaqja mbaron, por muzika vazhdon”

0
Jennifer Lopez po shijon një nga periudhat më të bukura dhe më të qeta të jetës së saj, dhe këtë e ka reflektuar qartë...

Macron: “Ne nuk e zgjedhim luftën, kemi vetëm një pozicion mbrojtës”

0
Presidenti francez, Emmanuel Macron, riafirmoi pozicionin e Francës në konfliktin e Lindjes së Mesme, duke theksuar se vendi i tij nuk është pjesëmarrës aktiv...