30.2 C
Tiranë
Tuesday, June 23, 2026

Grabitet prona në Jalë/ Personat që e legalizuan, lidhën kontratë me familjarët e Damian Gjiknurit për të ndërtuar hotel

Zbardhet skema e tjetërsimit të pronave në bregdetin e Jalës. Një grabitje e pastër përmes falsifikimeve dhe trafikut të influencave politike të qeveritarëve, ku shtëpia prej 98 metrash katrore dhe trualli i oborrit të saj 578 metra katrorë në Jalë të zotëruara ligjërisht prej zotit Lorenc Koljaka i kanë kaluar në pronësi me 10 janar 2019, Teodor Dhespotit, Alma Dhespotit, Monda Mëhillit, Sonila Mëhillit dhe Spiro Mëhillit me anë të dy vendimeve të një pas njesheshem të drejtorisë së ALUZINI-t në Vlorë, edhe pse dokumentet mbi pronësinë e vertetë tregonin krejt të kundërtën.

Kështu nga shkresat rezulton se zoti Lorenc Kolja ka arritur të trashëgojë pronën në fjale bazuar në dëshmitë e trashëgimisë që datojnë qënga viti 1977, me testamentin e lëshuar në Korfuz nga pronari i parë Kiço Koço dhe të njohur nga noterët e kohës së komunizmit.

Po ashtu dëshmitë e trashëgimisë janë lëshuar edhe në vitin 2004 nga gjykata e Vlorës në 2004, ndërkohë që pronësia vërtetohet edhe nga leja e ndërtimit marrë nga Spiro Koco në Bashkinë Himarë për riparimin catisë në 2008. Vit në të cilin ka ndërruar jetë trashëgimlënësi i Koljakës, Spiro Koço, i cili ka banuar aty deri në ditët e fundit të jetës. Pas vdekjes së Spiro Koço, posedimi i pasurisë i kaloi zotit Lorenc Koljaka, por ai nuk ishte rezident i përhershëm.

Në vitin 2019 Koljaka njoftohet se banesa e tij është shembur dhe se mbi atë truall kishte nisur të ndërtohej një hotel. Firma ndërtuese është kompania “Jala Investment”, 60 përqind e së cilës është në pronësi të kompanisë ANDI, e zotëruar nga kushërinjtë e parë të Damian Gjiknurit, Andi dhe Adriana Gjiknuri. Për të arritur në këtë moment, kompanisë “Jala Investment” i është dashur të lidhë kontratë sipërmarrje me Teodor Dhespotin, Alma Dhespotin, Monda Mëhillin, Sonila Mëhillin dhe Spiro Mëhillin, të cilët në janar të 2019 kanë përfituar nga drejtoria e ALUIZNI-t në Vlorë, shtëpinë dhe truallin e Lorenc Koljaka. Ato kanë paraqitur tek ALUIZNI shkresat e ligjit 7501, i cili në fakt nuk ka lidhje me procesin e legalizimit, aq më tepër kur bëhet një objekt që ka ekzistuar aty që nga viti 1937, dhe i njohur nga aktet juridike të kohës së diktaurës dhe viteve të demokracisë.

Shkelja e parë është se me ligjin 7501 nuk përfitohen objekte, aq më tepër ato ekzistuese, sepse ato kanë qenë të detajura në aktet e dhënies së tokës në përdorim, ndërsa shkelja tjetër është se shtëpia është ndarë në dy pjesë për t’u legalizuar. I gjithë ky operacion kriminal është bërë me qëllimin e vetëm për të përfituar sa më shumë truall nga procesi i legalizimit. Duke e ndarë shtëpinë në dy pjesë të barabarta nga 48 metra, janë përfituar 578 metra katrore truall, ndërsa nëse do legalizohej një objekt do të kalonin vetëm 300 metra katrorë. Vendimet mbajnë firmën e drejtorit të atëhershëm të ALUIZNI-t në Vlorë, Ardian Musta.

Ky i fundit është denoncuar në prokurori nga zoti Lorenc Koljaka, dhe organet e drejtësisë kanë sekuestruar të gjitha dosjet në drejtorinë e legalizimve. Por përfshirja në këtë sipërmarrje e familjarëve të Damian Gjiknurit, si përfitues të një siperfaqe për ndërtimin e një hoteli në një prej zonave më të lakmuara të bregdetit të jugut, ngjitur me plazhin e Jalës, ngre pikëpyetje të mëdha mbi trafikun e influencave. Heqja e pronës gati shekullore, është bërë në një kohë kur ka qenë e dokumentuar se kjo shtëpi ka qenë në posedim të familjes Koçi dhe më pas të Lorenc Koljaka.

Ka pasur kontratë furnizimi me energji, është marrë një leje ndërtimi për riparimin e catisë nga bashkia Himarë në vitin 2008, sic shihet dhe nga dokumentat, si dhe vërtetimet e kryepleqësisë në fshatin Vuno të 1993 dhe 1995, por asgjë nuk është marrë parasysht. Nga ana tjetër drejtori i ALUZNI-t, sigurisht nuk ka qenë njeri i panjohur për drejtuesin politik të Partise Socialiste në Vlorë, Damian Gjiknurin. Dhe fakti që përfitues final të kësaj prone është një kompani ku aksionere kryesore janë familjarët e tij, e bën të gjithë operacionin e tjetërsimit të pronës shumë të dyshimtë. Ndërkohë punimet në Jalë vazhdojnë, pavarësisht kallëzimit penal.

/BW

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Do të qëndrojë në burg”, Gjykata lë në qeli 40-vjeçarin e dyshuar si bashkëpunëtor...

0
40-vjeçari Besnik Koldreu, i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e çiftit të bashkëshortëve Kreshnik dhe Gentjana Mujeci më 26 prill në fshatin Balldren të...

“E gdhijnë para kryeministrisë”, protesta vijon natën në Tiranë, lexohet kërkesa për dorëheqje dhe...

0
Rreth 10 protestues kanë kaluar natën përpara godinës së Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar qëndrimin e tyre në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Të ulur në...

“Unë jam miku, jo armiku yt”, Rama reagon gjatë për protestat: “Protestuesi është i...

0
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar sërish për protestat që po zhvillohen në kryeqytet, duke publikuar një status të gjatë në rrjetet sociale,...

Tragjedi në Francë, dy fëmijë 2 dhe 4 vjeç gjenden të pajetë brenda një...

0
Një ngjarje tragjike ka tronditur jugun e Francës, ku dy fëmijë të moshës 2 dhe 4 vjeç janë gjetur të pajetë brenda një automjeti,...

“Vetëvendosje nuk ka të bëjë asgjë me këtë protestë”, Enver Dugolli i përgjigjet Ramës:...

0
Lëvizja Vetëvendosje ka mohuar përfshirjen e saj si subjekt politik në protestat që po zhvillohen prej ditësh në Shqipëri, duke theksuar se mbështetja e...