35 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Basha nxjerr audion ku Rama shan qytetarin në telefon: “Kjo i jep mundësi sharlatanëve politikë të dalin dhe të hiqen si engjëj, kur në fakt kanë qenë autorët e fjalorit më banal”

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga foltorja e Kuvendit ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama ndërsa e ka akuzuar këtë të fundit për fjalor të pisët.

Basha ka publikuar sot në Kuvend, një audio të tre viteve më parë, ku kryeministri Rama flet me gjuhë ofenduese ndaj një qytetari.

Kryedemokrati Basha tha se Rama ka hyrë në politikë duke pasur përkrahjen e kriminelëve, një pjesë e të cilave tashmë nuk janë gjallë për shkak të intrigave të kryeministrit.

“Një nga problemet më të mëdha të kohëve moderne është mundësia që i jepet sharlatanëve politikë të luajnë me kujdesën e qytetareve që bombardohen me një volum lajmesh, propagande, mashtrimesh që është 10 fish se 10 vite më parë. Kjo i jep mundësi sharlatanëve politikë të dalin dhe të hiqen si engjëj, kur në fakt kanë qenë autorët e fjalorit më banal që mund të imagjinojë mendja njerëzore.

“Kjo është mundësia që iu jepet sharlatanëve që të luajnë me kujtesën e sharlatanëve me një llum lajmesh, mashtrimesh që është dhjetëfish më shumë se më parë. 100 fish më shumë se para. Kjo i jep mundësi sharlatanëve që të dalin dhe të hiqen si engjëj, po në fakt kanë qenë autorët e fjalorit më banal që mund të banal në këtë sallë. Para fushatave elektorale, në emisionet televizive apo në komunikim te drejtpërdrejtë me qytetarët. Se kam fjalën për kërcënime nga ato që parafolësi i ka pasur piletën e tij me hyrjen në politikë.

Ai ka hyrë krah për krah me kriminelë në politikë, disa janë dhe nëndhe. Ai u bë kryetar i Tiranës, ku kërciste dhe antitanku në mes të qytetit. (Basha hap një video ku Rama komunikon në telefon me një qytetar). Ky në këto moment ishte kryeministri i vendit. E di ça është me e turpshmja?! Mjafton që të shkruash Edi Rama, fjalor banal dhe do të harxhosh gjithë natën duke e dëgjuar.”, tha Basha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...