23.4 C
Tiranë
Tuesday, June 16, 2026

Krimi makabër në Fier, vrasja e 8-vjeçarit/ Avokatja e Popullit Erinda Ballanca: “Qëllimi ynë është që këta persona të ndryshojnë qasje, të marrin një dënim për të kuptuar çfarë kanë bërë”

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca thotë se ngjarja e rëndë e ndodhur në Fier kishte vëmendje të gjerë pasi të gjithë kuptuan se mund t’i ndodhe secilit nga ne dhe nuk kemi asnjë mekanizëm për ta mënjanuar.

Ballanca tha se shoqëria duhet të ndihet me faj për atë ngjarje pasi në jetën e përditshme e neglizhojmë të keqen.

Problem tjetër, Avokatja e Popullit evidentoi mënyrën e funksionimit të sistemit të dënimit, pasi nuk punohet për riedukimin dhe integrimin e të burgosurve. Sipas Erinda Ballancës, krijimi i një regjistri për krimet seksuale nuk është zgjidhje.

Avokatja e Popullit theksoi se për personat me probleme mendore ndihmesa është inekzistente.

“Ne duhet të shikojmë çfarë kemi bërë keq nga vetja, gjithësecili prej nesh. Standari I shoqërisë shqiptare për të pranuar apo neglizhuar të keqen, I gjuhes së ashpër të bullizimit shërben si problematika thelbësore për të miturit,.

Një regjistër apo dhe një dënim më I ashpër penal nuk janë zgjidhje për problmet strukturore. Qëllimi kryesor I faktit që ne ndalojmë apo burgosim persona nuk është që këta persona ti mbajmë gjithë jetës në burg , qëllimi ynë është që këta persona të ndryshojnë qasje, të marrin një dënim për të kuptuar çfarë kanë bërë”, tha Ballanca.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Faleminderoj publikun, pa të nuk do isha këtu”/ Mimoza Ahmeti fiton ‘Ferma VIP 3’,...

0
Poetja Mimoza Ahmeti është shpallur fituese e edicionit të tretë të Ferma VIP, duke triumfuar në finalen e madhe përballë Ilir Shaqiri. Pas një rrugëtimi...

“DOSJA ARUBA”/ Si dyshohet se paratë e drogës dhe pronat e tjetërsuara u futën...

0
Detaje të reja kanë dalë nga hetimet e SPAK në kuadër të dosjes së koduar “Aruba”, ku dyshohet se të ardhurat e përfituara nga...

“U fsheh pas rrëzimit të lirimit me kusht”/ Arrestohet në Belgjikë ‘Gert Gjenerali’, i...

0
Gert Gjinarari, i njohur ndryshe si “Gert Gjenerali” dhe i konsideruar prej vitesh si një nga emrat më të njohur të botës së krimit...

“Plani 25-vjeçar i narkotrafikut për Shqipërinë”/ Akuza të forta pas operacionit të SPAK: “4...

0
Pas megaoperacionit të SPAK dhe autoriteteve partnere europiane kundër trafikut ndërkombëtar të kokainës dhe pastrimit të parave, janë artikuluar akuza të forta lidhur me...

Horoskopi ditor, e Martë, 16 Qershor 2026

0
♈ Dashi Sot mund të ndiheni veçanërisht të motivuar për të përfunduar një objektiv të rëndësishëm. Energjia juaj tërheq vëmendjen e të tjerëve. Në dashuri,...