29.2 C
Tiranë
Tuesday, June 16, 2026

Manastirliu sulmon opozitën: “Shumë pak hapësirë u jepet atyre shembujve që frymëzojnë, ilaçi që kishin nxjerrë ishte bllokimi i specializimeve”

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në prezantimin e buxhetit për këtë dikaster për vitin 2022, nuk ka lënë pa sulmuar edhe kundërshtarët politikë.

Teksa kujtoi faktin se ata i kanë zët lajmet e mira dhe e përqendrojnë vëmendjen tek lëvizja e lirë e mjekëve jashtë Shqipërisë, Manastirliu u shpreh se në kohën kur ata ishin në qeveri ilaç i që gjetën për hemorragjinë e mjekëve ishte bllokimi i specializimeve.

Më tej ministrja shtoi se vendimi i parë nga qeveria 6 vite më parë për lëvizjen e lirë të mjekëve për specializime ishte shumë produktiv.

Shumë pak hapësirë u jepet atyre shembujve që frymëzojnë. Shembujve të 228 mjekëve janë duke punuar larg prej vendit ku banojnë. Detyrën bëjnë do thonin disa që lajmet e mira i kanë si zët. Ku i keni mjekët thonë disa athua nëse lëvizja e lirë e profesionistëve është tabu në këtë Shqipërinë tonë.

Ankohen për hemorragji të mjekëve dhe ilaçi që kishin nxjerrë ishte bllokimi i specializimeve. Vendimi që morën 6 vite më parë i dha fund një prej absurdeve më të mëdha që ka ndodhur këto 3 dekada.

1200 mjekë të përgjithshëm janë punësuar në këto 4 vite në sistemin shëndetësor publik. 3800 infermierë janë punësuar nëpërmjet portalit Infermierë për Shqipërinë. Më shumë se 260 mjekë të huaj punojnë në sistemin publik dhe jopublik në Shqipëri, ashtu si mjekë shqiptarë janë duke punuar jashtë Shqipërisë”, tha Manastirliu.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident në aksin Gjirokastër–Tepelenë/ Përplasen tre mjete pranë ish-Divizionit, policia nis hetimet

0
Një aksident rrugor është regjistruar këtë të martë në aksin Gjirokastër–Tepelenë, në kthesën pranë ish-Divizionit, aty ku ndodhet aktualisht Drejtoria e Policisë Kufitare. Në ngjarje...

“Faleminderoj publikun, pa të nuk do isha këtu”/ Mimoza Ahmeti fiton ‘Ferma VIP 3’,...

0
Poetja Mimoza Ahmeti është shpallur fituese e edicionit të tretë të Ferma VIP, duke triumfuar në finalen e madhe përballë Ilir Shaqiri. Pas një rrugëtimi...

“DOSJA ARUBA”/ Si dyshohet se paratë e drogës dhe pronat e tjetërsuara u futën...

0
Detaje të reja kanë dalë nga hetimet e SPAK në kuadër të dosjes së koduar “Aruba”, ku dyshohet se të ardhurat e përfituara nga...

“U fsheh pas rrëzimit të lirimit me kusht”/ Arrestohet në Belgjikë ‘Gert Gjenerali’, i...

0
Gert Gjinarari, i njohur ndryshe si “Gert Gjenerali” dhe i konsideruar prej vitesh si një nga emrat më të njohur të botës së krimit...

“Plani 25-vjeçar i narkotrafikut për Shqipërinë”/ Akuza të forta pas operacionit të SPAK: “4...

0
Pas megaoperacionit të SPAK dhe autoriteteve partnere europiane kundër trafikut ndërkombëtar të kokainës dhe pastrimit të parave, janë artikuluar akuza të forta lidhur me...