13.5 C
Tiranë
Friday, December 27, 2024
spot_img

Rama në prezantimin e buxhetit për shëndetësinë: “Kur mendon se me çfarë instrumentesh punonit ju deri para pak vitesh është e paimagjinueshme, sot është diçka tjetër”

Kryeministri Edi Rama foli sot gjatë prezantimit të buxhetit për sistemin shëndetësor për “bluzat e bardha” duke u shprehur se pagat e mjekëve dhe infermierëve janë rritur me 63 për qind, dhe synohet të rriten edhe me 40 për qind brenda mandatit të tretë.

Kryeministri Edi Rama gjatë shpjegimit të buxhetit të vitit 2022 ka treguar se nuk e ka kuptuar kurrë ndërprerjen e specializimeve për 4 vite, në kohën kur qeveriste opozita.

“Nuk është hera e parë që mblidhemi, mbase në kujtesën tuaj është shënuar që angazhimet e marra në këtë sallë, duke filluar nga angazhimet për pagat tuaja janë pasuar me fakte, sot qysh prej hapit të parë që kemi hedhur pagat e mjekëve dhe infermierëve janë rritur 63 për qind. Ne nuk jemi të vetpërmbushur nga ky fakt, dhe ambicia jonë është që pagat të rriten cdo vit, me synimin për të kapur plus 40 për qind brenda mandatit të tretë. Kur e sheh sot panoramën e ndryshimeve në shëndetësi më në vjen parasysh ajo shprehja që “e keqja harrohet shpejt” dhe “e mira nuk ka asnjëherë fund”.

Kjo është në natyrën njerëzore, se nëse njeriu do ishte peng i të kqijave do ta kishte të pamundur që të aspironte për të mira të mëdha, se do ishte i pafuqishëm. Ndërkohë që aspirojmë për shumë më tepër, nuk lë vend për asnjë lloj kënaqësie sepse ka akoma jo pak boshllëqe për të mbushur. Mos harrojmë nga jemi nisur dhe çfarë situate ka qenë kur ne morëm detyrën.

Kur krahason rezultatin e atyre investimeve me këto investime është e pamundur të mos brengosesh nga sa shumë kohë është humbur dhe sa dëme janë bërë dhe nuk është e vështirë të kuptosh se është shumë e vështirë të rindërtosh diçka që është ndërtuar mbrapsht sesa të ndërtosh një gjë nga e para.

Kur mendon se me çfarë instrumentesh punonit ju deri para pak vitesh është e paimagjinueshme që në mes të Shqipërisë, në maternitete, mjekët hynin në salla si në salla të tregimeve nga koha e luftës, në aspektin e instrumenteve që kishin në dispozicion.

Sot është diçka tjetër. Kur mendon që çfarë bëhet në QSUT deri para disa vitesh. Një stacion i madh trenash që hynin nga të 4 anët, një rrëmujë e paimagjueshme për personelin, ndërkohë që sot është ende një kantier i hapur, sepse ju e dini mirë çfarë mungon akoma për ta plotësuar mozaikun. Apo kur mendon për të gjithë gamën e analizave dhe cilësinë e tyre.

Sot kushtet profesionale për mjekët dhe infermierët janë shumë më dinjitoze dhe krijojnë një bazë më solide për të marrë vendimet e duhura, apo kur mendon që sistemi i rimbursimit deri para disa viteve linte jashtë komplet afro 600 mijë njerëz të pasiguruar për shkak mundësisë dhe sot nuk ka asnjë jashtë.

Kur mendon që volumi financiar i rimbursimeve është më shumë sesa dyfishuar, pothuaj trefishuar dhe mbulon çdokënd, ndërkohë që deri dje, ju e dini mirë se çfarë vuanin spitalet edhe më kryesore në aspektin e vetë medikamenteve që i duheshin spitaleve.

S’diskutohet që është e paimagjinueshme se në çfarë gjendje ishte infrastruktura që nuk kryenin asnjë funksion tjetër vetëm se vinte në dispozicion mjeku me përkushtimin e tij pa qenë në gjendje ti ofrojë jo njerëzve që qaseshin në ato karikatina, por as vetes së vetë kushte normale pune.

Për të mos folur për atë që për mua mbetet një nga gjërat më të pashpjegueshme të historisë së gjithë këtyre viteve dhe me këdo që jam  munduar ta gjej një opinion me një farë shpjegimi nuk e kam gjetur dot nga gjithë mjekët që kam folur, ndërprerjen e specializimeve.

4 vite i vetmi vend në planet pa asnjë specializim. U krijua një hendek 4 vjeçar, që u përkthye në mungesë specialistësh në sistemin shëndetësor, e pakuptueshme, por shenjë kuptimplotë e faktit se sistemi nuk qeverisej, por shpërdorohej. Sot jam i bindur që shumë kush nga ata që kanë pasur mundësinë ta dëgjojnë doktorin që hapi takimin do kenë menduar gjithçka veç asaj që tha që është në prej mjekëve që kanë bërë një rrugëtim të admirueshëm jashtë vendit, se janë shumë dhe hyn në grupin e atyre që kanë vendosur të kthehen dhe të kontribuojnë këtu. Edhe unë nuk kam qenë në gjendje ta kuptoj siç e kuptoj sot për shkak të detyrës se sa e vështirë është jeta e një mjeku dhe një infermieri në kushtet kur nuk ka kushte.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT