13.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Vrasja e biznesmenit Ruzhdi Hoxha /Dalin detaje të reja për autorin e kësaj ngjarje

Ferdinand Rrushi veç akuzës së rrëmbimit dhe vrasjes së Ruzhdi Hoxhës, si dhe kultivimit të një parcele me drogë, po hetohet edhe për aktivitetin e dhënies me fajde të parave.

Dyshimet ndaj tij dhe të vëllait Pajtim Rrushi janë ngritur mbas rrëmbimit të Hoxhës, trupi i të cilit u gjet i pajetë në qafë Mollë. “Ne kemi indicie se dy vëllezërit nga Mati me banim në zonën e bregut të Lumit kanë qarkulluar vlera monetare të mëdha duke i dhënë ato me fajde dhe në këmbim të tyre kanë marrë pasuri të luajtshme e të paluajtshme”, – u shpreh një burim i Top Channel pranë drejtorisë së pastrimit të parave dhe aseteve kriminale.

Për këtë arsye ky institucion i ka kërkuar prokurorisë hetimin dhe sekuestrimin e disa pasurive të dy të akuzuarve dhe familjarëve të tyre, nën dyshimin se disa prej tyre e kanë origjinën nga aktiviteti i fajdeve dhe kanë origjinë të dyshimtë. Përveç tre pasurive tokë arë, deri më tani janë gjetur në pronësi të tyre edhe katër automjete Land Rover, Deimler Craisler.

Ferdinand Rrushi rezultoi se ishte personi i fundit qe e takoi Ruzhdi Hoxhën që doli nga banesa për të takuar miqtë, por dëshmitë e mëpasshme ekspozuan emrin e tij, një 43 vjeçar qe i hodhi poshtë këto rrëfime, me pretendimin se e kishte lënë shokun e tij, në afërsi të një stacioni. Në të vërtetë kamerat e sigurisë treguan se automjeti ku gjendej viktima dhe autorët ka vijuar udhëtimin deri në Dajt, atje ku me pas u përqendruan kërkimet, teksa Ferdinand Rrushi ndërkohë ishte arrestuar mbasi u zbulua se ishte i kërkuar nga Italia për çështje droge

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...