28.1 C
Tiranë
Monday, June 29, 2026

Operacion Muzgu /Kapet 40-vjeçari me preçedentë penal në Tiranë , transportonte emigrantë në këmbim të lekëve

Një 40-vjeçar me precedent të theksuar kriminal ka rënë në prangat e policisë në aksin nacional Kakavijë-Gjirokastër, në vendin e quajtur “Ura e Lumit” duke transportuar me makinën tip “Volkswagen” 3 emigrantë të paligjshëm, në drejtim të Tiranës, kundrejt shumës 300 euro për person.

Ai ishte dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim.

“Vijon operacioni policor i koduar “Muzgu”. Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit. Vihet në pranga 1 shtetas me precedent të theksuar kriminal. Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Seksionin Operacional në DVP Gjirokastër, në vijim të operacionit “Muzgu”, për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë të shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, në bazë të informacioneve policore, kanë goditur një tjetër rast, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. D., 40 vjeç, banues në Durrës (i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim). Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në aksin nacional Kakavijë-Gjirokastër, në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, është kapur në flagrancë duke transportuar me një automjet “Volksëagen” që e drejtonte pa leje drejtimi, 3 emigrantë të paligjshëm, në drejtim të Tiranës, kundrejt shumës 300 euro për person. Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi S. Z., 23 vjeç, banues në Durrës, i cili nuk iu bind urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar. Gjatë kontrollit personal, shtetasit S. D. i është gjetur një mjet i mprehtë (thikë). Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, një aparat celular dhe mjeti i mprehë (thikë)”, sipas policisë.

Sipas njoftimit, materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kolo Muani një hap larg Juventusit! Sot takimi vendimtar me PSG-në, ja çfarë po...

0
Rikthimi i Randal Kolo Muanit te Juventusi duket gjithnjë e më pranë, pasi klubi bardhezi ka arritur marrëveshjen me sulmuesin francez për një kontratë...

“Nuk do të ndalemi deri sa t’i marrim plotësisht”/ Putin refuzon propozimin e Ukrainës...

0
Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Rusia do të vazhdojë ofensivën ushtarake në Ukrainë derisa të marrë nën kontroll të plotë katër rajonet...

Goditet grupi i dyshuar i hajdutëve në Sarandë! Zbardhen 6 vjedhje, 4 në pranga...

0
Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin e koduar “Focus”, duke goditur një grup të dyshuar kriminal që kryente vjedhje me thyerje në banesa dhe...

SPAK i jep 48 orë leje Erion Veliajt! Lë përkohësisht qelinë për të parë...

0
Kryetari i arrestuar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka lënë përkohësisht ambientet e paraburgimit pas marrjes së një lejeje 48-orëshe për arsye familjare. Sipas...

Sherr për pronën mes familjarëve! Në pranga ish-drejtori i Policisë së Vlorës dhe katër...

0
Një konflikt për motive pronësie ka përfunduar me arrestimin e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani, si dhe të katër familjarëve të tij,...