10.5 C
Tiranë
Friday, January 30, 2026
spot_img

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmë në bulevardin “Nënë Tereza”, arrestohet 32-vjeçari

Policia zbardh ngjarjen e ndodhur mbrëmë në bulevardin “Nënë Tereza”, në Kamzë dhe parandalon përshkallëzimin e një konflikti me pasoja të rënda për jetën.

Kapet dhe vihet në pranga 32-vjeçari Esat Selimaj, i cili për motive të dobëta qëlloi me pistoletë për ta vrarë një shtetas, pas një konflikti të çastit.

Policia gjeti dhe sekuestroi armën e zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se 32-vjeçari qëlloi në drejtim të 23-vjeçarit.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme për një konflikt të çastit të ndodhur në bulevardin “Nënë Tereza”, në Kamzë, si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale u bë e mundur zbardhja e konfliktit dhe parandalimi i mëtejshëm i këtij konflikti me pasoja të rënda për jetën.

Si rezultat u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”, i shtetasit E. S., 32 vjeç, banues në Kamzë.

Ky shtetas, në bulevardin “Nënë Tereza”, në Kamzë, dyshohet se ka qëlluar për motive të dobëta, me armë zjarri në drejtim të shtetasit I. I., 23 vjeç, banues në Bathore, i dënuar më parë për vjedhje.

Selimaj, në një distancë rreth 50 metra, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit I. I., i cili në momentet e para, nuk e ka deklaruar këtë fakt në Polici.

Shërbimet e Policisë, gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, kanë gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë dhe më pas gjatë arrestimit të Selimajt. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

22-vjeçari dhunon nënën dhe vjedh sende e motorin e babait, arrestohet në Vlorë

0
Vlorë – Një ngjarje e rëndë familjare ka përfunduar me arrestimin e një 22-vjeçari në Vlorë. Sipas policisë, i riu, identifikuar si E. P.,...

“E godita me thikë në park” – 14-vjeçari pranon vrasjen e 12-vjeçarit në Birmingham

0
Birmingham – Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e Birmingham, pasi një fëmijë 12-vjeçar, Leo Ross, u vra me thikë nga një i...

“Nuk mund të luash me fatkeqësinë e dikujt” – DJ Gimbo reagon ndaj pyetjes...

0
Një debat i ashpër ka shpërthyer mes DJ Gimbo-s dhe banorit të “Big Brother VIP Albania”, Rogert, pas një pyetjeje që ky i fundit...

Sherr me thika në Sarandë, dy të plagosur dhe dy të arrestuar

0
Sarandë – Një përleshje me shkopinj dhe thika në lagjen “Baba Rexhep” të qytetit të Sarandës ka lënë dy të plagosur dhe ka sjellë...

Vokshi nga Strasburgu: Shqipëria po shndërrohet në autokraci elektorale

0
Strasburg – Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka ngritur akuza të forta gjatë pjesëmarrjes në sesionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës,...