Një aksident është regjistruar ditën e sotme në aksin rrugor Belsh-Kuçovë.
25-vjeçari D.K., ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë është përplasur me një motor i cili drejtohej nga 54-vjeçari S.C. SI pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motorit dhe pasagjeri Nj.F.
Të dëmtuar janë dërguar menjëherë në spital.
Elbasan/ Informacion paraprak-Informacion
Më datë 19.11.2021, në orën 12:00, në aksin rrugor Belsh-Kuçovë, shtetasi D. K., 25 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin S. C., 54 vjeç. Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri, shtetasi Nj. F., të cilët u dërguan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.