9.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Gazment Bardhi: “Qëndrimi im në mbledhjen e Kryesisë ka qenë i qartë duke synuar bashkimin dhe jo përçarjen”

Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar në një postim në rrjetet sociale dhe thotë se qëndrimi i tij në mbledhjen e Kryesisë “ka qenë i qartë duke synuar bashkimin dhe jo përçarjen”.

Bardhi shprehet Partia Demokratike është e demokratëve që do të kuvendojnë në Kuvendin Kombëtar të PD më datë 18 Dhjetor 2021.

Ai gjithashtu tregon dhe përpjekjen që ai ka bërë për të gjetur konsensus për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, por sipas tij, “propozimi u referua nga disa kolegë”.

“Qëndrimi im në mbledhjen e Kryesisë ka qenë i qartë duke synuar bashkimin dhe jo përçarjen. Për shkak të respektit që kam për kolegun Gent Strazimiri, po konfirmoj se është e vërtetë që në mbledhjen e Kryesisë kërkova që të merrnim të gjithë sëbashku një periudhë reflektimi për të gjetur rrugën që na bashkon dhe jo atë që na ndan. Për këtë propozova pezullimin e vendimmarrjes në mbledhje për të marrë pak më shumë kohë. Për të bashkuar dhe jo për të përçarë u propozova disa prej kolegëve që të kërkonin shtesë të çështjeve që ata mendojnë se duheshin përfshirë në rendin e ditës së Kuvendit Kombëtar, për të përcjellë në rrugë institucionale zërin e pakicës që mendonte ndryshe nga Kryetari.

Ndërsa bëja këtë propozim, kolegën ndërhynë dhe refuzuan propozimin tim, duke ripërsëritur në mbledhje qëndrimin e shpallur paraprakisht nga z. Berisha në konferencë për shtyp se “Kryesia nuk merr dot vendim, Kuvendi do të zhvillohet në datën 11 Dhjetor dhe rendi i ditës është caktuar”. Në këtë moment kam theksuar se kështu provohet që qëllimi nuk është mbajtja e Kuvendit Kombëtar, dialogu mes demokratëve dhe ndërtimi i platformës së përbashkët për rrëzimin e regjimit të Edi Ramës. Me këtë qëndrim kolegët konfirmuan se qëllimi është mbajtja peng e Partisë Demokratike për hallin personal të z. Berisha.

Askush nuk ka të drejtë të marrë peng Partinë Demokratike për hallet e tij personale. Problemet personale duhet të mbahen në shtëpi dhe jo të jenë axhendë pengmarrje për Partinë Demokratike. Partia Demokratike është e demokratëve që do të kuvendojnë në Kuvendin Kombëtar të PD më datë 18 Dhjetor 2021. Ky është Kuvendi i bashkimit të demokratëve dhe përgjigja e duhur institucionale ndaj cilitdo që prej më shumë se dy muajve i fryn vetëm zjarrit të përçarjes”, shkruan Bardhi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...

Jennifer Lopez ndan momentet e lumtura të jetës: “Kur shfaqja mbaron, por muzika vazhdon”

0
Jennifer Lopez po shijon një nga periudhat më të bukura dhe më të qeta të jetës së saj, dhe këtë e ka reflektuar qartë...

Macron: “Ne nuk e zgjedhim luftën, kemi vetëm një pozicion mbrojtës”

0
Presidenti francez, Emmanuel Macron, riafirmoi pozicionin e Francës në konfliktin e Lindjes së Mesme, duke theksuar se vendi i tij nuk është pjesëmarrës aktiv...