21.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Të maskuar dhe me armë në lokal, Policia e Lezhës reagon për herë të parë në lidhje me videon e publikuar: “Vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë”

Policia e Lezhës ka reaguar për herë të parë në lidhje me videon e publikuar në media, ku një grup të rinjsh në ambientet e një bilardoje në aksin e vjetër Lezhë-Milot, u kontrolluan nga disa persona të maskuar dhe të armatosur me kallashnikovë.

Policia njofton se është verifikuar se ngjarja ka ndodhur në 13 nëntor 2021, në lokalin i cili ishte në pronësi të shtetasit A.L., në fshatin Zejmen.

Sipas policisë dyshohet se shtetasit e shfaqur ne video kanë pasur konflikt me pronarin e këtij lokali, i cili nuk ka qenë prezent.

Policia bën me dije se në vijim të veprimeve, u bë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e klientëve në lokal, shtetasve: A.K. ,25 vjeç, banues në Zejmen, pronari i lokalit, F.B., 26 vjeç, M.V.,29 vjeç dhe I.A., 34 vjeç, banues në fshatin Pllanë, Lezhë, për veprën penale “Moskallëzim i krimit “, kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i policisë, DVP Lezhë-Informacion

Në lidhje me një video të publikuar në media dhe rrjete sociale, ku shfaqeshin disa persona të armatosur në një lokal, në aksin e vjetër Lezhë-Milot, ju bëjmë me dije se:

Shërbimet e Policisë Lezhë, sapo janë vënë në dijeni kanë organizuar  punën për identifikimin e lokalit dhe personave që shfaqen në video.

Nga verifikimet e kryera, ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur më datën 13 nëntor 2021, në lokalin në pronësi të shtetasit A.K., në fshatin Zejmen dhe shtetasit që shfaqen në video, dyshohet se kanë pasur konflikt me pronarin e këtij lokali, i cili nuk ka qënë prezent.

Gjithashtu, bëjmë me dije opinionin publik se ngjarja nuk është raportuar në Polici, si dhe nga verifikimet ka rezultuar se nuk ka pasur vjedhje, as persona të dëmtuar.

Në vijim të veprimeve, u bë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasve :A.K. ,25 vjeç, banues në Zejmen, pronari i lokalit, F.B., 26 vjeç, M.V.,29 vjeç dhe I.A., 34 vjeç, banues në fshatin Pllanë, Lezhë, të cilët ndodheshin klientë në lokal, për vepren penale “Moskallëzim i krimit “, kryer në bashkëpunim.

Nën drejtimin e Prokurorisë Lezhë, vijon puna intensive për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...