Pasi protestuan para paraburgimit të Vlorës, familjarët e 8-vjeçarit Mateo Vasiu, i cili u vra nga 38-vjeçari Klodian Çalamani, kanë vijuar tubimin e tyre paqësor në brendësi të qytetit.
Mësohet se familjarët kanë bllokuar rrugën Transballkanike dhe janë ulur në mes të asfaltit. Ata njëzëri bëjnë thirrje për drejtësi.Kjo protestë është mbështetur edhe nga shumë qytetarë të Vlorës, të cilët i janë bashkuar tubimit.
Ndërkohë, policia e Vlorës ka lejuar që familjarët të vijojnë protestën e tyre. Kujtojmë se familja e vogëlushit po bën një peticion ku po mbledh firma që autori të dënohet me vdekje.