18.8 C
Tiranë
Saturday, June 13, 2026

Nënshkruhet memorandumi, Manastirliu:”Do të jenë 150 kuota pranimi mbi ato aktualet, që e çojnë numrin e përgjithshëm të studentëve të cilët do të pranohen në Fakultetin e Mjekësisë në 450 studentë/vit”

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe Rektori i Universitetit të Mjekësisë prof. Arben Gjata kanë nënshkruar Memorandumin e ri të Bashkëpunimit midis Universitetit të Mjekësisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Ministrja Manastirliu deklaroi se ky Memorandum, i hap rrugë një bashkëpunimi më të ngushtë për edukimin e profesionistëve të sistemit shëndetësor, siguron rritjen e kapaciteteve, ofrimin e praktikave klinike e profesionale për profesionistët e shëndetësisë dhe mbi të gjitha, shtimin e kuotave të reja të pranimit në Mjekësi, duke filluar nga viti i ardhshëm.

“Do të jenë 150 kuota pranimi mbi ato aktualet, që e çojnë numrin e përgjithshëm të studentëve të cilët do të pranohen në Fakultetin e Mjekësisë në 450 studentë/vit. Kjo është pjesë e planit tonë disavjeçar për të patur më shumë mjekë të përgjithshëm”, -nënvizoi Manastirliu.

Teksa e ka konsideruar një sfidë rritjen e kuotave në Mjekësi, Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se edhe spitalet të tjera rajonale apo spitali Memorial Fier, ku është investuar së fundmi, do të vendosen në funksion të formimit dhe edukimit të studentëve dhe specialistëve të Mjekësisë.

“Nuk është një sfidë e lehtë për të realizuar standardet me universitetet e tjera, në qytete të tjera, sikurse është Universiteti i Durrësit apo Universiteti i Elbasanit, por ngarkesën më të madhe do ta ketë sërish Universiteti i Mjekësisë së Tiranës. Ndërkohë që do të kemi mundësi që në sajë të investimeve që kemi bërë në gjithë këto vite, spitalet rajonale duke filluar nga spitali Rajonal i Elbasanit, spitali Rajonal i Durrësit, i Shkodrës dhe mbi të gjitha Spitali Memorial, i cili është një spital që ofron shërbime terciare për qytetarët e rajonit të jugut, do të kenë mundësi që të vënë hapësirat edhe burimet e tyre njerëzore në funksion të rritjes të kapaciteteve, të formimit dhe edukimit të studentëve dhe specialistëve të mjekësisë”, -tha Manastirliu.

Duke vlerësuar angazhimin e Ministrisë së Shëndetësisë për rritjen e kapaciteteve të profesionistëve të shëndetësisë, prof. Arben Gjata, Rektori i Universitetit tê Mjekësisë, i ka konsideruar spitalet rajonale të Elbasanit, Shkodrës dhe Spitalin Memorial të gatshme për pritur specializantët e Mjekësisë.
Ministrja e Shëndetësisë bëri me dije se për rritjen e kapaciteteve dhe cilësisë së mësimdhënies, tashmë ka përfunduar projekti i përbashkët i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Universitetit të Mjekësisë për të ngritur një qendër të bio-simulimit klinik, e cila do të ndërtohet në ambientet ku sot është Spitali i Sëmundjeve të Brendshme, pasi të përfundojë përmbyllja e ndërtimit të spitalit të ri.
Lidhur me ndërkombëtarizimin e universitetetit të Mjekësisë, Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se po ecën me ritme shumë të mira bashkëpunimi me Universitetin e Bolonjës dhe Universitetin e Mjekësisë në Budapest, në kuadër të zhvillimit të doktoraturave të përbashkëta.

Marrëveshja mes MSHMS dhe UMT vjen në një moment kur ka kërkesë të lartë për degën e Mjekësisë, në një kohë që edhe kapacitetet në QSUT dhe në disa spitale rajonale janë forcuar dhe po zgjerohen, në shërbim të praktikës klinike për studentët, për t’i dhënë mundësinë më shumë studentëve të ndjekin Mjekësinë, duke rritur numrin e mjekëve për të mbuluar shërbimin shëndetësor publik dhe jo publik.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam foto të Adrian Ramës, ai është personi kyç!”/ Qytetari publikon denoncimin dhe nxjerr...

0
Përmes një mesazhi të shoqëruar me dëshmi vizuale, një qytetar ka bërë publike pretendime lidhur me identitetin dhe rolin e disa personave, emrat e...

“Flakët përfshijnë një apartament në Burrel”, zjarrfikësit shmangin përhapjen në banesat e tjera

0
Një zjarr ka përfshirë katin e tretë të një pallati në qytetin e Burrelit, duke shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz. Sipas...

“Makinën ma dha dhuratë për reklamën”/ Rezart Veleshnja merret i pandehur për mashtrim, dosja...

0
Ish-aktori i humorit në Portokalli, Rezart Veleshnja, rezulton të jetë marrë i pandehur për veprën penale të “Mashtrimit”, pas një hetimi që lidhet me...

U ngrit në këmbë dhe festoi kualifikimin e Ilir Shaqirit, por më pas u...

0
Reagimi i Ermal Mamaqi pas shpalljes së Ilir Shaqiri si finalisti i fundit i Ferma VIP vijon të komentohet gjerësisht në rrjetet sociale. Opinionisti tërhoqi...

“Taulant kujdes kur kalon afër koshit…”/ Agron Shehaj sulmon ashpër qeverinë: Kuvendi duhet të...

0
Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka lëshuar akuza të forta nga foltorja e Kuvendit, duke kritikuar ashpër qeverinë dhe mënyrën e qeverisjes. Shehaj tha...