26.5 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini deklaroi sot se : “94% e pacientëve të hospitalizuar janë të pavaksinuar”

Zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini deklaroi në mbledhjen e sotme në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, se 94% e pacientëve të hospitalizuar janë të pavaksinuar.

Zëvendës ministrja sqaroi se për të gjithë popullatën që ka aplikuar Sputnik nuk do të aplikohet Astrazeneca, por vaksinë tjetër që mund të jetë Pfizer dhe për të gjithë ata që kanë aplikuar AstraZeneca aplikimi i dozës së tretë buster nuk do të bëhet me Sputnik.

Më tej Tomini theksoi se në javët e fundit incidenca ka qenë e qëndrueshme.

“Incidenca është e qëndrueshme, ndërsa në terapi intensive janë 14 pacientë, Mbi 94% e pacientëve të hospitalizuar janë të pavaksinuar”, tha Tomini.

“Në datën 1 nëntor 2021 ka filluar zgjerimi i kalendarit i dozës buster dhe dozës parësore bazale për fashën mbi 18+ duke zbritur nga mosha më e lartë siç kemi filluar me grupet e riskut. Ndërkohë kemi zgjeruar edhe për fashën 12, 15, 16 dhe 18 sërish vetëm për Pfizer aplikimi kalendarit ndaj Covid-19 tek fashat e mësipërme. Sa i përket mbulesës vaksinale në Shqipëri, me dozë të parë në nivelin 37.5 dhe nivelin e gati 32.8 % me të dy dozat. Duke ndjekur të gjithë rekomandimet e Organizatës Botërore sa i përket popullatës target dhe deri në fund të vitit i jemi përmbajtur objektivit tonë për arritjen e gati 40 % të popullatës shqiptare sipas rekomandimeve në pranverë në nivelin 75% dhe deri në fund të dhjetorit 20212 në nivelin 40%”, tha Tomini.

E ndalur tek vaksina Sinovac, Tomini tha secila vaksinë e miratuar për të hyrë në Shqipëri ka ardhur me miratimin e Komitetit Teknik të Vaksinimit, duke shtuar se është një vaksinë e kualifikuar.

“Vaksina Sinovac është vendosur për emergjencë, e kualifikuar e miratuar për Green Pass për të gjithë udhëtarët që hyjnë në SHBA”, u shpreh ajo.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...