13.5 C
Tiranë
Wednesday, May 6, 2026
spot_img

Në Austri karantinë e plotë/Nuk do të lejohen të dalin nga shtëpia përveç nëse duhet të shkojnë në punë, të blejnë gjërat e nevojshme

Më 22 nëntor, Austria u fut në izolim të plotë teksa në mbarë Evropën janë mbajtur protesta kundër masave kufizuese të vendosura për shkak të rritjes së rasteve me koronairus. Në Austri, 8.9 milionë banorë nuk do të lejohen të dalin nga shtëpia përveç nëse duhet të shkojnë në punë, të blejnë gjërat e nevojshme dhe të ushtrojnë. Ndërkaq, restorantet, baret, parukeritë, teatrot dhe dyqanet jothelbësore do të jenë të mbyllura.

Masat izoluese do të zgjasin deri më 12 dhjetor edhe pse autoritetet thanë se do të rivlerësojnë masat pas dhjetë ditësh. Javën e kaluar, Austria u bë shteti i parë në Evropë që e bëri të detyrueshëm vaksinimin. Kjo masë pritet të hyjë në fuqi në muajin shkurt. Masat kundër koronavirusit nxitën kundërshti dhe protesta, ndërkaq mbi 30,000 persona protestuan në Vjenë gjatë fundjavës. Ndërkaq, vetëm të dielën, më 21 nëntor rreth 6,000 persona protestuan në Linz.

Protesta të dhunshme kundër masave në fundjavë kishte në mbarë Evropën. Më 21 nëntor, në disa qytete në Holandë pati protesta të dhunshme. Policia përdori topa uji për të shpërndarë protestuesit, ndërkaq këta të fundit hodhën gjësende të forta drejt zyrtarëve policorë.

Të paktën katër protestues janë plagosur. Në Holandë është vendosur izolim i pjesshëm, masë e cila do të zgjasë tri javë. Ky shtet po regjistron rritje të rasteve me COVID-19, pavarësisht se 85 për qind e popullsisë së rritur janë të vaksinuar plotësisht. Protestuesit po kundërshtojnë propozimin e Qeverisë që të kërkojë dëshmi nga qytetarët nëse ata janë të vaksinuar apo të shëruar, në mënyrë që të mund të marrin pjesë në ngjarje të ndryshme që mbahen në ambiente të mbyllura. Më 21 nëntor kishte protesta edhe në Belgjikë, të cilat në Bruksel u bënë të dhunshme. Protestuesit kundërshtuan masat e reja që kërkojnë që qytetarët të pajisen me certifikata të vaksinimit. Protesta në fundjavë janë mbajtur edhe në Kroaci, Zvicër dhe Itali.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Salianji shpërthen ndaj Berishës: “Regjim Rama–Berisha, PD farsë dhe uzurpim i partisë”

0
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ashpërsuar akuzat ndaj kryedemokratit Sali Berisha, disa ditë pasi u përjashtua nga gara për drejtimin e PD-së,...

“Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë”, Ermal Mamaqi...

0
Mbrëmja e djeshme në spektaklin “Ferma VIP” u shoqërua me zhvillime të forta dhe tension të lartë mes konkurrentëve, pas eliminimit të Adionit dhe...

“Pyeste vetëm për shokët…” – babai i të miturit të plagosur rrëfen momentet pas...

0
Tragjedia e rëndë e ndodhur në Durrës, ku një aksident i mori jetën dy fëmijëve dhe plagosi një tjetër të mitur, vijon të trondisë...

Tragjedi në Elbasan: 56-vjeçari gjendet i pajetë, dyshohet vetëvrasje me armë zjarri

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e “Urës së Lizës” në Elbasan, ku një 56-vjeçar është gjetur pa shenja jete, dyshohet si...

“Devijova për të shmangur një makinë” – dëshmia e Nikoll Radaçit pas tragjedisë në...

0
Nikoll Radaçi ka dhënë dëshminë e tij lidhur me aksidentin tragjik në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë të mitur. Në deklarimet e tij...