9.5 C
Tiranë
Wednesday, May 6, 2026
spot_img

Presidenti Ilir Meta akuzon Bashën për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit/ “M’u lut me lot në sy, që Presidenti të anulonte protestën e opozitës më 8 qershor e po kështu të shtynte zgjedhjet”

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dalë pasditen e sotme në konferencë për mediat, ku ka folur për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit dhe akuzuar drejtpërdrejt Bashën si shkaktar.

Meta ka deklaruar se kjo ka ardhur pas kërkesës së kryetarit të opozitës Lulzim Basha.

Sipas kreut të shtetit, kërkesa nga Basha është bërë në Gjermani “me lot ne sy nga kryetari i ashtuquajtur i opozites”.

Deklarata e kreut të shtetit:

“Të nderuar qytetarë, për fat të keq në funksion të problemeve dhe halleve të tij personale politike që zoti Basha i shton vetes papushim dhe në keqardhje të plotë që ai përpiqet t’i zgjidhë ato, ose të fajësojë për to institucionin e Presidentit të Republikës, duke shtuar dozën e gënjeshtrave çdo ditë. Jam këtu në respekt të gjithë demokrateve që dëgjojnë gënjeshtra të tilla ku përfshihet presidenti i tyre. Presidenti gjithmonë, në mënyrë koherente ka zgjedhur rrugën e transparencës duke komunikuar me qytetarët përmes fakteve konkrete e të mirëdokumentuara.

Presidenti në datat 6-8 qershor ndodhej jashtë vendit.

Në të njëjtën periudhë erdhi dhe zoti Basha në Gjermani para mitingut final të datës 8 qershor dhe iu lut presidentit dhe në prezencë duke u përgjeruar me lot në sy që presidenti të anulonte protesten e opozitës në 8 qershor dhe po kështu të shtynte zgjedhjet.

Kjo sepse sipas Bashës protesta që vetë Basha kishte organizuar për në 8 qershor 2019 do të degradonte në dhunë dhe se ai nuk e kontrollonte dot më popullin opozitar dhe e dinte se do ishte përgjegjesi kryesor për te gjitha pasojat e dhunës që do prodhoheshin.

I trembur e panikosur nga përgjegjesite e tij përballë popullit opozitar që në sa e sa mitingje e gënjente duke premtuar se në 8 qershor do ndodhet hataja e i frikësuar deri në palcë nga përgjegjësitë ligjore Basha iu ul në gjunjë presidentit që të anulonte e shtynte zgjedhjet e 30 qershori para mitingut.

Presidenti pas vlerësimit të rrethanave pak minuta para fillimit të protests së opozitës përmes një deklarate zyrtare bëri publik vendimin për të shfuqizuar dekretin duke anuluar 30 qershor 2019 si datë për zgjedhjet vendore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Salianji shpërthen ndaj Berishës: “Regjim Rama–Berisha, PD farsë dhe uzurpim i partisë”

0
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ashpërsuar akuzat ndaj kryedemokratit Sali Berisha, disa ditë pasi u përjashtua nga gara për drejtimin e PD-së,...

“Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë”, Ermal Mamaqi...

0
Mbrëmja e djeshme në spektaklin “Ferma VIP” u shoqërua me zhvillime të forta dhe tension të lartë mes konkurrentëve, pas eliminimit të Adionit dhe...

“Pyeste vetëm për shokët…” – babai i të miturit të plagosur rrëfen momentet pas...

0
Tragjedia e rëndë e ndodhur në Durrës, ku një aksident i mori jetën dy fëmijëve dhe plagosi një tjetër të mitur, vijon të trondisë...

Tragjedi në Elbasan: 56-vjeçari gjendet i pajetë, dyshohet vetëvrasje me armë zjarri

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e “Urës së Lizës” në Elbasan, ku një 56-vjeçar është gjetur pa shenja jete, dyshohet si...

“Devijova për të shmangur një makinë” – dëshmia e Nikoll Radaçit pas tragjedisë në...

0
Nikoll Radaçi ka dhënë dëshminë e tij lidhur me aksidentin tragjik në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë të mitur. Në deklarimet e tij...