13.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Meta: “Është e qartë si drita e diellit se Lulzim Basha mbështeti kreun e rilindjes dhe për kapjen e pushtetit lokal”

Presidenti i Republikës, Ilir Meta akuzon kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha se me veprimet e tij ai ka mbështetur kreun e Rilinjdes dhe nuk i ka ardhur aspak në dihmë demokratëve dhe qytetarëve.

Presidenti paralajmëroi për fakte të reja, ndërsa u shpreh se zoti Basha me mosparaqitjen e qëllimshme dhe të vetëdijshme për të mos u regjistruar në zgjedhje u vendos haptas kundër institucionit të Presidentit të Republikës duke u bërë pale me kreun e rilindjes.

Ai foli për një bisedë me kreun e PD në Gjermani që i parapriu vendimit për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Meta tha se Basha dhe PD edhe pse e kërkuan vetë nuk u regjistruan dhe në zgjedhjet e dekretuara nga Presidenti më 13 tetor.

Sipas Metës, Lulzim Basha nuk i shërbeu aspak, jo vetëm vendit, por edhe opozitës duke e përjashtuar totalisht nga qeverisja vendore.

“Lulzim Basha dhe PD nuk kanë denjuar të bëjnë as edhe një kërkesë zyrtare për t’u regjistruar si subjekt konkurrues në zgjedhjet e dekretuara nga Presidenti më 13 tetor 2019. Edhe pse opozita ishte organizuar si një front opozitar, rezulton se PR, PAA, LSI i kanë paraqitur KQZ-së kërkesat respektive zyrtare, si për t’u regjistruar si konkurrentë në zgjedhjet e 13 tetorit, por edhe për të marrë masat për përgatitjen e tyre. Ndërkohë që Lulzim Basha që paska mbështetur presidentin, nuk ka paraqitur asnjë kërkesë të kësaj natyre. Pra, Lulzim Basha jo vetëm që bojkotoi 30 qershorin, por edhe 13 tetorin. Në bazë të kërkesës së këtyre forcave politike opozitare, kryetari Zguri thirrje mbledhjen e KQZ-së, por nuk u bë kuorumi, sepse 4 anëtarë të shumicës nuk morën pjesë dhe një nga arsyet e tyre se dhe vetë kreu i PD kishte bojkotuar 13 tetorin e si do bëheshin zgjedhjet pa PD.

Për çdo qytetar që dëgjon gënjeshtrat e zotit Basha, kush i shërbeu Lulzim Basha duke mos e regjistruar PD-në dhe për zgjedhjet e 13 tetorit 2019 sipas dekretit të Presidentit për të cilën kishte rënë dakord? Bojkoti i zotit Basha ishte në sinkron të plotë me bojkotin e 4 anëtarëve të KQZ-së të PS-së të cilët organizuan zgjedhjet antikushtetuese dhe të paligjshme të 30 qershorit. Lulzim Basha nuk i shërbeu aspak, jo vetëm vendit, por edhe opozitës duke e përjashtuar totalisht nga qeverisja vendore. Jo vetëm që nuk e mbështeti presidentin, por edhe kërkesa formale që i është kërkuar disa herë nga aleatët u përdor nga maxhoranca dhe për komisionin hetimor dhe në Komisionin e Venecias, për të treguar që Presidenti nuk donte të bëheshin zgjedhjet në Shqipëri, jo se Presidenti donte zgjedhje gjithëpërfshirëse. Është e qartë si drita e diellit se Lulzim Basha mbështeti kreun e rilindjes dhe për kapjen e pushtetit lokal. Ai mbështeti kreun e rilindjes dhe në sulmet ndaj Presidentit të Republikës.

Me mosparaqitjen e qëllimshme dhe të vetëdijshme për të mos u regjistruar në zgjedhje u vendos haptas kundër institucionit të Presidentit të Republikës duke u bërë pale me kreun e rilindjes.

Do ketë fakte të tjera, por ky fakt ka të bëjë me të gjithë qytetarët. Bojkoti i opozitës dëmton dhe ata që kanë votuar për PS se në fund të fundit duan dhe ata llogaridhënie”, deklaroi Meta.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Keijsi flet pas përjashtimit nga Big Brother VIP: “E prisja vendimin, nuk pendohem për...

0
I ftuar në emisionin “Big Brother Radio”, Keijsi ka folur për herë të parë pas përjashtimit nga edicioni i pestë i “Big Brother VIP”,...

Operacioni “Storm” godet prostitucionin në Durrës, procedohen katër persona

0
Policia ka finalizuar fazën e 14-të të operacionit policor të koduar “Storm”, në kuadër të goditjes së veprimtarive të paligjshme të prostitucionit. Aksioni u...

Protestat e shoferëve bllokojnë kufijtë e Ballkanit, kundërshtohet sistemi i ri digjital i BE-së

0
Shoferët e kamionëve në disa vende të Ballkanit Perëndimor kanë intensifikuar protestat kundër pasojave të sistemit të ri digjital të Bashkimit Europian për hyrje-daljet...

Ekzekutimi i parë në Teksas për vitin 2026: i dënuari me vdekje vrau dy...

0
Teksasi ka kryer ekzekutimin e parë me dënim kapital për vitin 2026. Charles Victor Thompson, 55 vjeç, u ekzekutua me injeksion vdekjeprurës në burgun...

Horoskopi ditor, e Enjte, 29 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë që kërkon vetëpërmbajtje. Mos reagoni menjëherë ndaj situatave që ju tensionojnë. ♉ Demi Stabilitet dhe përqendrim. Një çështje praktike merr zgjidhje pozitive. ♊ Binjakët Komunikimi është...