22.1 C
Tiranë
Friday, June 19, 2026

Reagon Dovrani/Pushohet çështja ndaj ish-kreut të KED, Ardian Dvorani, për të cilin presidenti Ilir Meta kishte bërë një padi

Është pushuar çështja ndaj ish-kreut të KED, Ardian Dvorani, për të cilin presidenti Ilir Meta kishte bërë një padi.

Vendimi është marrë sot nga Gjykata e Posaçme ku u shqyrtua kërkesa e SPAK, e cila kërkoi që të pushohej çështja ndaj Dvoranit.

Përveç ish-kreut të KED, i pranishëm në seancë ishte dhe përfaqësuesi ligjor i Presidentit, Bledar Dervishaj.

Meta e bëri kallëzimin e tij në SPAK më 18 shkurt të 2020-ës, ndërsa e ka akuzuar Dvoranin si shkelës të ligjit dhe të Kushtetutës. Ardian Dvorani u largua nga detyra si kryetar i KED nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, pasi i kishte mbaruar mandati, por vazhdonte të qëndronte, me pretendimin se nuk i ishte gjetur zëvendësuesi.
REAGIMI I DOVRANIT:
Nuk mendoj që më shkon mua të bëj interpretime të mia. Unë s’kam përplasje me asnjë institucion, thjesht ushtroj detyrën. Të jesh gjyqtar është përtej realitetit të kem përplasje me institucioneve. Unë zbatoj vetëm ligjin, nuk kam përplasje me askënd. Është e drejta e zotit Meta që të ketë interpretimin e tij, nuk jam askush ta paragjykoj. Janë institucionet ato që vendosin. Koha e gjyqeve popullore i përket një epoke të kaluar. Çështjet nuk bëhen nëpër media, përtej gjithë respektit, por vendosen në gjykatë”, tha Dvorani.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...