10.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Transportonte pesë emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 47-vjeçari nga Policia e Gjirokastrës

Një 47-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm.

Mësohet se 47-vjeçari Ardjan Stojani, u arrestua në aksin nacional Sarandë-Gjirokastër në vendin e quajtur Qafa e Muzinës, duke transportuar 5 emigrantë kundrejt shumës 300 euro për person.

Në cilësinë e provës material u sekuestruan automjeti, dy aparat celularë dhe 1,500 euro e 135.000 lekë të rinj.

Njoftimi i policisë

Vijon operacioni policor i koduar “Muzgu”.

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Transportonte pesë emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 47-vjeçari.

Sekuestrohen një automjet, dy aparate celulare dhe një sasi parash.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Seksionin Operacional dhe Sektorin e Policisë Rrugore në DVP Gjirokastër, në vijim të operacionit “Muzgu”, për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë të shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve policore, kanë goditur një tjetër rast, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. S., 47 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi është kapur në flagrancë në aksin nacional Sarandë-Gjirokastër, në vendin e quajtur “Qafa e Muzinës”, duke transportuar me një automjet “Mercedes-Benz”, pesë emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt shumës 300 euro për person.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, dy aparat celulare, 1.500 euro dhe 135.000 lekë të rinj.

Materialet në ngarkim të shtetasit A. S. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...