13.5 C
Tiranë
Friday, December 27, 2024
spot_img

30 punonjës të një rrobaqepësie në Shkodër prej tre muajsh, nuk kanë marrë as pagat e as sigurimet shoqërore

Në Shkodër punonjësit e një fasonerie ngelen pa paga dhe sigurime shoqërore pasi pronari i firmës mbyll biznesin.

Pronari i kompanisë më 13 shtator të këtij viti ka mbyllur biznesin duke hapur një tjetër biznes, por pa i paguar punëtorët.

Këta të fundit, kanë depozituar kallëzim në prokurori, megjithatë, ende nuk ka ardhur një përgjigje.

“Kërkojmë vetëm paratë tona që na takojnë, nuk duam asgjë tjetër. Ne kemi punuar dhe nuk jemi paguar, madje nuk kemi marrë as ditët e pushimit që na takojnë me ligj dhe nuk janë paguar as sigurimet shoqërore e shëndetësore”, tha një prej punonjësve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT