16.5 C
Tiranë
Friday, May 1, 2026
spot_img

PS voton kundër planit për zgjedhjet në Komisionin Hetimor, të propozuar nga kryetari i Komisionit hetimor/ Alibeaj: “Këtu ndërpritet veprimtaria hetimore, është e qartë se përse u ndërpre”

PS nuk miratoi sot planin hetimor për zgjedhjet në Komisionin Hetimor duke votuar kundër planit të propozuar nga kryetari i Komisionit, Enkelejd Alibeaj, pasi kërkuan heqjen e 2 dëshmitarëve të thirrur nga PD, drejtuesit e SPAK dhe të Prokurorisë së Përgjithshme.

PS kundërshtoi që hetimi për punësimet të shtrihej nga 1 janari 2020, siç kërkoi PD, por kryetari i Komisionit nuk i hodhi 2 kërkesat e PS në votim, duke cilësuar të paligjshme kufizimin e të drejtës për të hetuar.

Enkelejd Alibeaj: Nuk do të hidhen në votim kërkesat për të përjashtuar zotërinjtë Kraja dhe Çela, respektivisht drejtori i SPAK dhe drejtues i Prokurorisë së Përgjithshme, sepse cënon të drejtën e anëtarëve të Komisionit për të kërkuar prova dhe nuk hidhet në votim as çështja për të kufizuar kohën nga 1 janari 2020 – 24 dhjetor 2020.

Ky është plani i hetimit së bashku me shtesat.PS

Blerina Gjylameti: Kemi kohë edhe dy javë për të patur një kryetar, i cili do të dijë të respektojë ligjin. Data 11 e përcakton që nuk do të jetë më.

Enkelejd Alibeaj: Kush është pro?

Blerina Gjylameti: 4200 dëshmitarë do të thërrasim. 4200 dëshmitarë patjetër.

Enkelejd Alibeaj: Kush është pro? 3 veta pro. Kush është kundër? 6 kundër. Duke qenë se plani i hetimit është i tillë, i cili nuk kalon dot pa votim të ndërmjetëm që do të thotë pa votat pro të shumicës, rezulton se nga të gjithë anëtarët kanë votuar pro vetëm 3 anëtarë. 1 abstenim dhe 7 anëtarë të shumicës të cilët kanë votuar kundër miratimit të planit të hetimit. Që do të thotë që sipas ligjit, për sa kohë që nuk miratohet plani i hetimit, nuk mund të deklarohet dot fillimi i hetimit që do të thotë, hetimi i këtij komisionin përfundon këtu. Përgjegjësia ligjore dhe politike është tashmë në sytë e të gjithë publikut. Derisa të ketë një reflektim nga ana e anëtarëve të cilët kanë votuar kundër vazhdimit të hetimit, fatkeqësisht duhet të deklaroj këtë që ligji thotë.

Këtu ndërpritet veprimtaria hetimore, është e qartë se përse u ndërpre. U demaskua skenari. Skenari është i thjeshtë. Nuk duan të hetojnë, nuk dua të bëjnë publike atë se çka ndodhur në kundërshtim të ligjit dhe votimit të Kuvendit dëshirës së shprehur disa javë javë më parë, më 14 tetor, për këtë arsye për sa kohë që plani i hetimit nuk mund të vazhdojë më tej, kjo mbledhje nuk ka më se ç’të debatojë më tej, seanca për këtë arsye mbyllet dhe do të ketë njoftim për seancën e rradhës. Do të merremi vesh sipas ligjit dhe rregullores. Fatkeqësisht ky ishte fundi i parashkruar nga ana juaj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...