17.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

COVID-19, Italia vendos kufizime të reja për të pavaksinuarit, përjashtohen nga disa aktivitete publike

Qeveria e Italisë të mërkurën (24 nëntor) vendosi që të përjashtojë personat e pavaksinuar nga disa aktivitete publike në një përpjekje për të ndaluar shpërndarjen e koronavirusit.

Një dekret i ri qeveritar gjithashtu i ka bërë vaksinat të detyrueshme për stafin e sundimit të ligjit, ushtrinë si dhe të gjithë punëtorët në shkolla.

Më herët, vaksinat kërkoheshin vetëm për stafin mjekësor si dhe për mësimdhënësit. Kryeministri Mario Draghi tha se masat ishin të nevojshme për të ndaluar rritjen “e ngadalshme por stabile” të rasteve të infektimit.

Sipas tij këto masa ndihmojnë edhe për ta mbajtur rikthimin e ekonomisë italiane si e treta në Bashkimin Evropian, ekonomi kjo që u zvogëlua për 8.9 për qind vitin e kaluar.

“Kemi filluar të kthehemi në normalitet. Ne duam ta mbajmë këtë normalitet”, tha Draghi në një konferencë pasi kabineti qeveritar vendosi në mënyrë unanime për masat.

Italia, aty ku pandemia nisi të shpërndahet në Evropë për herë të parë gjatë vitit 2020, ka parë një rritje të numrit të të infektuarve por në një masë më të vogël se shtetet e tjera të BE-së.

Italia ka shënuar rreth 10 mijë raste të reja në ditë dhe më pak se 100 vdekje në ditë. Ky shtet ka vaksinuar plotësisht më shumë se 84 për qind të popullsisë mbi moshën 12-vjeçare.

Ndryshe nga shumë shtete të tjera, Italia nuk i ka hequr shumicën prej masave kufizuese edhe kur numrat e infektimeve ranë.

Maskat në vende të mbyllura vazhdojnë të qëndrojnë në fuqi ndërsa muajin e kaluar, Italia u bë shteti i parë në perëndim që kërkoi një pasaportë të shëndetit për të shkuar në punë.

Kjo pasaportë e shëndetit kërkon dëshmi për vaksinim, shërim nga COVID-19 ose një test negativ.

Ndërkaq tani, personat e pavaksinuar nuk mund të shkojnë në kinema, teatër ose të hanë në ambiente të mbyllura në datat nga 6 dhjetori deri më 15 janar ose dhe më tutje në rajonet ku infeksionet po rriten.

Dekreti shtetëror kërkon që një pasaportë shëndetësore të kërkohet edhe për të hyrë në hotel ose për të përdorur transportin publik.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 34-vjeçarja shqiptare Xhuljana Guna

0
Një 34-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali. Mediat italiane raportojnë se viktima, Xhuljana Guna, ishte duke ecur në trotuar...

Tiranë, arrestohet 26-vjeçari për kontrabandë, policia sekuestroi 524 gramë flori dhe mallra të ndryshme

0
Tiranë – Policia e Tiranës goditi një tjetër rast të kontrabandës së mallrave, duke arrestuar në flagrancë një 26-vjeçar në afërsi të Kamzës. Sipas...

FBI paralajmëron për kërcënime nga Irani në SHBA: “Sulme me dronë dhe operacione kibernetike...

0
Shtetet e Bashkuara – Në Shtetet e Bashkuara po rritet shqetësimi për mundësinë e hakmarrjes nga Irani, ndërsa tensionet ushtarake në Lindjen e Mesme...

Berisha nga Elbasani: “Rama dhe Balluku nuk kanë më të ardhme”

0
Elbasan – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, urimet për Ditën e Verës i shfrytëzoi për të kritikuar qeverinë, duke theksuar se kryeministri Edi...

Bido denoncon: “Familjarët e Flamur Nokës morën banesa të të pastrehëve në Sarandë”

0
Sarandë – Deputeti socialist Ardit Bido ka akuzuar ish-drejtorin e Bordit të Entit Kombëtar të Banesave, Flamur Noka, për përvetësim të apartamenteve të destinuara...