1.5 C
Tiranë
Saturday, November 23, 2024
spot_img

Balla për fermerët/” Biem të gjithë dakord, që 6% nuk shkonte te fshatari, është një formë rimbursimi e paligjshme sepse nuk shkonte aty ku ishte destinuar”

Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka thënë se kjo mazhorancë qeverisëse ka bërë shumë për fermerët.

Ai tha se nga viti 2013 deri më tani tokat e mbjella bujqësore janë dyfishuar. Sa i përket fondeve, ai tha se 7.5 mln dollarë do i shkojë fermerëve si subvencionim i drejtpërdrejtë. Ndërsa pjesa tjetër e mbledhur nëpërmjet TVSH do i shkojë prapë fermerëve, por këtë herë, përmes instrumentit të Ministrisë së Bujqësisë.

“Nuk mund të mos e përdor minutazhin e fjalës time për të kthyer disa përgjigje, për disa kolegë që sot në këtë seancë u shtirën një pjesë, një pjesë ndoshta edhe me zemër, për gjoja ne i kemi harruar fermerët dhe ju i doni shumë. unë shkoj vetë për të blerë domatet dhe perimet e tjera e të shkoj në kasapi i lagjes për të furnizuar familjen me ushqim. S’e bëj këtë vetëm për fushatë. Ajo që unë dua të them, është se bujqësia matet me sa ha tokë mbillej në 2013 e sa ha sot. Në vitin 2013 mbillej 120 mijë ha, sot, në vitin 2021 janë 255 mijë hektarë. Pak më shumë se dyfishi i tokës së mbjellë në vitin 2013. Duhet të jeni shumë të kujdesshëm për të hyrë në një debat me PS për vëmendjen ndaj bujqësisë. Ju keni qeverisur 13 vite dhe nuk ishte investuar në kanale vaditëse asnjë qindarkë nga qeveria. Sot, jam shumë krenar që PS, në qeverisjen e vendit ka të garantuar 230 mijë ha. Nga e gjithë kjo, 230 mijë ha janë investime pas 2013. Edhe unë, gjatë diskutimeve të buxhetit kemi pasur shumë debate. Biem të gjithë dakord, që 6% nuk shkonte te fshatari, është një formë rimbursimi e paligjshme sepse nuk shkonte aty ku ishte destinuar. 6% nuk ka shkuar te fermeri, por është mbajtur nga grumbulluesi në një formë subvencioni të pandershëm. Sot kemi rënë dakord me një pjesë të protestuesve, se 6% përkthehet në vlerë monetare 7.5 mln dollarë.

Kjo shifër do të shkojë drejtpërsëdrejti subvencion te fshatarët. 10% i TVSH do të shkojë te buxheti i Ministrisë për të shkuar më pas te fermeri. Është e padrejtë ajo që bëri zoti Basha. Vjen mban një fjalë që s’është në rendin e ditës dhe ikën. Nga shuma që do të mblidhet do t’i shkojë atit që punon tokën. Meqenëse pyetët çfarë kemi bërë ne? Ju e mbani mend përmbytjen e tokës bujqësore. Shpesh herë natyra bën të vetën, por kemi investuar në shumë diga. Në 13 vite, sa diga ka investuar PD në kanale. Unë po e them në fund të këtij mandati ne do e kemi arritur vlerën 1 mld dollar eksport. E në vjeshtën e vitit 2025, kur disa do të jenë e disa jo, unë do t’ju kërkoj ndjesë nëse nuk do të kemi arritur 1 mld dollarë eksporte në bujqësi. Natyrshëm ne do jemi në mazhorancë e ju në opozitë. Sfida më e madhe e vendeve që anëtarësohen në BE, është që në tre vitet e para të postanëtarësimin e kanë pasur të pamundur të thithnin fondet që ishin në dispozicion. Jam shumë kritik në shumë sektorë të tjerë ku nuk bëhet puna siç duhet. Unë, dua t’ju them të gjithë kolegëve që ju do të votoni kundër buxhetit, madje në një vend me demokraci të konsoliduar si Suedia ra qeveria. Por nuk di si do i dilni përpara pensionistëve që ju nuk votoni sot. Unë mendoj që ta votoni këtë buxhet, sepse është më i madhi. Si ka mundësi që kemi dyfishuar buxhetin në 8 vite. Asnjë vend tjetër në rajon nuk e ka dyfishuar buxhetin. Ne kemi dyfishuar të ardhurat. Të mos futemi te borxhi, sepse ju jeni dobët me përllogaritjen. Ne u takuam me fermerët dhe ajo që kjo mazhorancë bën është që kur vjen të protestosh, të pret, të dëgjon, por ky model komunikimi duhet ta shfrytëzojmë edhe ne në Kuvend”, tha Balla.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT