8.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Agjencia Evropiane e Barnave miraton vaksinën Pfizer për përdorim tek fëmijët e vegjël nga 5 deri në 11 vjeç

Rregullatori Evropian i Barnave autorizoi këtë të enjten vaksinën kundër koronavirusit të kompanisë Pfizer për përdorim tek fëmijët nga 5 deri në 11 vjeç. Vendimi i hap rrugën vaksinimit të milionave nxënësve të shkollave fillore në mesin e një vale të re infeksionesh që ka përfshirë gjithë kontinentin.

Kjo është hera e parë që Agjencia Evropiane e Barnave miraton vaksinën për përdorim tek fëmijët e vegjël.

Pas shqyrtimit të një studimi të kryer me vaksinën tek më shumë se 2,000 fëmijë, EMA vlerësoi se vaksina ishte rreth 90% efektive në parandalimin e COVID-19 simptomatik tek fëmijët e vegjël. Zyrtarët thanë se efektet anësore më të zakonshme ishin dhimbje në vendin e injektimit të vaksinës, dhimbje koke e muskujsh, si dhe të dridhura. Agjencia tha se doza e dytë e vaksinës duhet t’u jepet fëmijëve tre javë pas dozës së parë.

Ndërkohë Austria, një vend që po përballet me një numër të lartë infeksionesh ka nisur tashmë vaksinimin e fëmijëve të kësaj grupmoshe pa pritur miratimin nga autoritetet evropiane.

Evropa është aktualisht epiqendra e pandemisë. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se kontinenti mund të shënojë 2 milionë vdekje deri në pranverë, nëse nuk merren masa urgjente.

Drita jeshile e dhënë nga EMA për vaksinën e Pfizer-it dhe kompanisë partnere të saj BioNTech duhet të marrë vulën përfundimtare nga dega ekzekutive e BE-së, Komisioni Evropian, përpara se autoritetet shëndetësore në shtetet anëtare të nisin fushatën e imunizimit të fëmijëve.

Në fillim të kësaj jave, ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn tha se vaksimini i fëmijëve të grupmoshës 5-11 vjeç është parashikuar të nisë më 20 dhjetor.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...