14.5 C
Tiranë
Tuesday, May 5, 2026
spot_img

Mutacioni i ri i Covid-19 Omicron po tremb mbarë botën/ Pas Belgjikës dyshime se ka hyrë edhe në Gjermani dhe Çeki

Një mutacion i ri i Covid-19 i quajtur Omicron po tremb mbarë botën. Ekspertët e OBSH-së raportojnë se virusi i ri është më i rrezikshëm dhe ka shumë mutacione.

Në fillim ai u zbulua më 24 nëntor në Afrikën e Jugut por mund të jetë përhapur dhe në vende të tjera të botës.

“Ky variant ka një numër të madh mutacionesh, disa prej të cilave janë shqetësuese”, thuhet mes të tjerash në deklaratën e OBSH.

OBSH deklaroi gjithashtu se do të duhen disa javë për të kuptuar ndikimin e variantit të ri, pasi shkencëtarët ende po punojnë për të përcaktuar se sa i transmetueshëm është.

Shumë shtete evropiane kanë mbyllur kufijtë me Afrikën e Jugut dhe KE kërkoi nga shtetet anëtare që të pezullojnë fluturimet nga vendet ku janë identifikuar rastet e para.

Së fundmi frika rritet pasi ministri i Shtetit në Gjermani ka raportuar se ka dyshime që mutacioni i ri i quajtur Omicron të jetë futur në vend.

“Varianti Omicron ka shumë mundësi të ketë mbërritur tashmë në Gjermani”, mësohet të ketë thënë ministri.

“Disa mutacione tipike të Omicron u gjetën tek një udhëtar që kthehej nga Afrika e Jugut”, shkroi në Twitter Kai Klose, ministri i shtetit për çështjet sociale dhe integrimin në shtetin perëndimor gjerman të Hesse. Po një rast tjetër i dyshimtë është shfaqur edhe në Republikën Çeke. Lajmi bëhet i ditur nga ‘The Guardian’duke cituar ministrin e Shëndetwsisë, i cili tha se një gruan e mbërritur nga Afrika e Jugut ka shfaqur shenja t⌂ virusit Covid-19.

Ndërkohë ditën e sotme edhe në Holandë 60 persona që vinin nga Afrika e Jugut kanë rezultuar pozitiv më Covid-19 por nuk dihet nëse është varianti i ri Omicron.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Salianji shpërthen ndaj Berishës: “Regjim Rama–Berisha, PD farsë dhe uzurpim i partisë”

0
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ashpërsuar akuzat ndaj kryedemokratit Sali Berisha, disa ditë pasi u përjashtua nga gara për drejtimin e PD-së,...

“Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë”, Ermal Mamaqi...

0
Mbrëmja e djeshme në spektaklin “Ferma VIP” u shoqërua me zhvillime të forta dhe tension të lartë mes konkurrentëve, pas eliminimit të Adionit dhe...

“Pyeste vetëm për shokët…” – babai i të miturit të plagosur rrëfen momentet pas...

0
Tragjedia e rëndë e ndodhur në Durrës, ku një aksident i mori jetën dy fëmijëve dhe plagosi një tjetër të mitur, vijon të trondisë...

Tragjedi në Elbasan: 56-vjeçari gjendet i pajetë, dyshohet vetëvrasje me armë zjarri

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e “Urës së Lizës” në Elbasan, ku një 56-vjeçar është gjetur pa shenja jete, dyshohet si...

“Devijova për të shmangur një makinë” – dëshmia e Nikoll Radaçit pas tragjedisë në...

0
Nikoll Radaçi ka dhënë dëshminë e tij lidhur me aksidentin tragjik në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë të mitur. Në deklarimet e tij...