31.3 C
Tiranë
Sunday, June 21, 2026

Zyra Arsimore Berat shkarkon nga detyra mësuesin e dënuar për pedolifi/ “Dëshmia e penalitetit që dorëzoi ishte e pastër”

Zyra Arsimore Berat ka shkarkuar nga detyra mësuesin e shkollës ‘22 tetorit’ në Berat, Ëngjëll Bregu, i cili ishte dënuar për “pedolifi” dhe “ngacmim seksual”.

Në një reagim, DAR bën me dije se nuk ishin në dijeni se mësuesi ishte i dënuar, pasi dëshmia e penalitetit që kishte dorëzuar ishte e pastër.

Për ngjarjen reagoi edhe ministrja e Arsimit Evis Kushi ka reaguar përmes një postimi në Facebook, lidhur me rikthimin e mësuesit në këtë shkollë.

Kushi ka njoftuar se ka nisur një hetim administrativ për të gjetur dhe ndëshkuar përgjegjësit që e kanë rikthyer në punë mësuesin për të cilin ka pasur shumë denoncime nga nxënësit për ngacmim seksual.

Ministrja ka dënuar rastin e punësimit me kontratë të mësuesit në Berat ndërsa thekson se është e pafalshme që persona të tillë të hyjnë qoftë edhe për një orë të vetme në mjediset e shkollave tona.

Në vitin 2003, kanë qënë disa nxënëse të shkollës 9-vjeçare “Uznovë” në Berat, ato që e kanë denoncuar mësuesin e tyre kujdestar Ëngjëll Bregu se gjatë një ekskuesioni në Bogovë ai i kishte prekur në pjesët intime të trupit.

Nxënëset atëherë e cilësuan mësuesin si maniak, pedofil dhe të rrezikshëm. Mësuesi u arrestua dhe u dënua për “pedofili” dhe “ngacmim seksual” nga Gjykata e Beratit me 7-muaj burg, por gjykata nuk ja hoqi asokohe të drejtën e rikthimit në detyrë edhe pse u kërkua nga prokuroria.

 

 

 

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...

Dyshime serioze në vdekjen e 11-vjeçares në Francë, ADN e një 41-vjeçari nën hetim...

0
Të dhënat paraprake të ekspertizës mjeko-ligjore në rastin e 11-vjeçares Liana, e cila u gjet e pajetë në rajonin Gers, kanë ngritur dyshime serioze...

‘Shkoi të merrte një karikues telefoni për dasmën e mikut’ – 28-vjeçari britanik humb...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Shqipëri, ku një burrë nga Hendon i Londrës ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor, teksa kishte ardhur...

SPAK godet sektorin e ndërtimit: kontrollohen 17 biznesmenë dhe mbi 30 kompani – nën...

0
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka ushtruar deri më tani kontrolle ndaj 17 biznesmenëve dhe mbi 30 kompanive që operojnë në sektorin e ndërtimit, në...