10.5 C
Tiranë
Friday, January 30, 2026
spot_img

Variantit i ri më ngjitës i koronavirusit/ SHBA vendos nga e hëna kufizimet e reja në udhëtime

Nga e hëna, Shtetet e Bashkuara do të zbatojnë kufizimet në udhëtime të vendosura për tetë vende të Afrikës Jugore, pas zbulimit të variantit më ngjitës të koronavirusit.

Kufizimet e udhëtimit nuk ndalojnë fluturimet dhe nuk zbatohen për qytetarët amerikanë dhe banorët e ligjshëm të përhershëm në Shtetet e Bashkuara.

“Si një masë paraprake derisa të kemi më shumë informacion, unë po urdhëroj kufizime shtesë për udhëtimet ajrore nga Afrika e Jugut dhe shtatë vende të tjera” njoftoi presidenti Joe Biden nëpërmjet një deklarate.

Shtetet e Bashkuara mund të shtojnë vende në listën e kufizimeve nëse varianti përhapet, tha një zyrtar i lartë i administratës.

Varianti i ri, i quajtur “Omicron” nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, paraqet një sfidë të re për administrartën Biden, ndërsa vijon përpjekjet për të vaksinuar sa më shumë amerikanë.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) njoftoi se asnjë rast i variantit “Omicron” nuk është identifikuar në Shtetet e Bashkuara.

Zyrtari i lartë i sëmundjeve infektive në SHBA, Dr. Anthony Fauci tha se Shtetet e Bashkuara po nxitonin për të mbledhur të dhëna për variantin e ri të koronavirusit.

Të dhënat paraprake sugjerojnë se rreziku për riinfeksion është më i madh dhe se ka një “ndryshim negativ në epidemiologjinë e COVID-1”, tha OBSH-ja në një deklaratë pas një takimi të mbyllur të ekspertëve të pavarur që shqyrtuan këto të dhëna.

Infeksionet në Afrikën e Jugut ishin rritur ndjeshëm javët e fundit, duke përkuar me zbulimin e variantit të ri, tha OBSH-ja.

“Omicron është cilësuar si një variant shqetësues sepse ka disa veti shqetësuese. Ky variant ka një numër të madh mutacionesh dhe disa nga këto mutacione kanë disa karakteristika shqetësuese. Tani për tani ka shumë studime që janë duke u zhvilluar. Ka shumë punë që po vazhdon në Afrikën e Jugut dhe në vende të tjera për të parë sa i transmetueshëm, i ashpër dhe ndikimin që ka në masat tona mbrojtëse. Deri më tani, ka pak informacion, por studime janë duke u zhvilluar” thotë Maria Van Kerkhove, drejtuese teknike për COVID-19 në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Mund të duhen javë që shkencëtarët të kuptojnë plotësisht mutacionet e variantit. Shqetësimi kryesor është nëse vaksinat janë efektive për këtë variant. /VOA/

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

22-vjeçari dhunon nënën dhe vjedh sende e motorin e babait, arrestohet në Vlorë

0
Vlorë – Një ngjarje e rëndë familjare ka përfunduar me arrestimin e një 22-vjeçari në Vlorë. Sipas policisë, i riu, identifikuar si E. P.,...

“E godita me thikë në park” – 14-vjeçari pranon vrasjen e 12-vjeçarit në Birmingham

0
Birmingham – Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e Birmingham, pasi një fëmijë 12-vjeçar, Leo Ross, u vra me thikë nga një i...

“Nuk mund të luash me fatkeqësinë e dikujt” – DJ Gimbo reagon ndaj pyetjes...

0
Një debat i ashpër ka shpërthyer mes DJ Gimbo-s dhe banorit të “Big Brother VIP Albania”, Rogert, pas një pyetjeje që ky i fundit...

Sherr me thika në Sarandë, dy të plagosur dhe dy të arrestuar

0
Sarandë – Një përleshje me shkopinj dhe thika në lagjen “Baba Rexhep” të qytetit të Sarandës ka lënë dy të plagosur dhe ka sjellë...

Vokshi nga Strasburgu: Shqipëria po shndërrohet në autokraci elektorale

0
Strasburg – Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka ngritur akuza të forta gjatë pjesëmarrjes në sesionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës,...