9.5 C
Tiranë
Wednesday, May 6, 2026
spot_img

Reshjet e shiut në vend sjellin rënie gurësh në disa zona, ARRSH apel drejtuesve të mjeteve: “Përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të…

Stuhitë dhe shirat e rrëmbyer të ditëve të fundit që kanë përfshirë vendin tonë nga jugu i Europës, kanë sjellë edhe problemet e para në rrugë.

Përmes një postimi në “Facebook”,  Autoriteti Rrugor Shqiptar ka informuar drejtuesit e mjeteve në vend, në lidhje me akset rrugore, të cilat shfaqin probleme si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.

ARRSH njofton se në akset e rrethit Tropojë si dhe segmenti Elbasan-Rrogozhinë, Elbasan-Librazhd ka pasur rënie gurësh dhe inertesh.

ARRSH apelon ndaj drejtuesve të mjeteve të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështirës në rrugë, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Postimi i ARRSH:

Vazhdojnë reshjet e shiut në vend duke sjellë edhe rënie gurësh ose inertesh në disa zona, si në akset e rrethit Tropojë, në segmentin Elbasan-Rrogozhinë, Elbasan-Librazhd.

Grupet e patrullimit kanë bërë pastrimin e akseve në kohë dhe janë në terren, gati për çdo situatë.

Përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë.

opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Salianji shpërthen ndaj Berishës: “Regjim Rama–Berisha, PD farsë dhe uzurpim i partisë”

0
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ashpërsuar akuzat ndaj kryedemokratit Sali Berisha, disa ditë pasi u përjashtua nga gara për drejtimin e PD-së,...

“Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë”, Ermal Mamaqi...

0
Mbrëmja e djeshme në spektaklin “Ferma VIP” u shoqërua me zhvillime të forta dhe tension të lartë mes konkurrentëve, pas eliminimit të Adionit dhe...

“Pyeste vetëm për shokët…” – babai i të miturit të plagosur rrëfen momentet pas...

0
Tragjedia e rëndë e ndodhur në Durrës, ku një aksident i mori jetën dy fëmijëve dhe plagosi një tjetër të mitur, vijon të trondisë...

Tragjedi në Elbasan: 56-vjeçari gjendet i pajetë, dyshohet vetëvrasje me armë zjarri

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e “Urës së Lizës” në Elbasan, ku një 56-vjeçar është gjetur pa shenja jete, dyshohet si...

“Devijova për të shmangur një makinë” – dëshmia e Nikoll Radaçit pas tragjedisë në...

0
Nikoll Radaçi ka dhënë dëshminë e tij lidhur me aksidentin tragjik në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë të mitur. Në deklarimet e tij...