33.7 C
Tiranë
Monday, June 22, 2026

E larguar prej një jave nga shtëpia 26-vjeçarja:”Ika të jetoja tek i dashuri si nuse shtëpie, nuk i kisha thënë se kisha 2 fëmijë”

Gjendet në Elbasan, nëna e dy fëmijëve, e cila ishte larguar nga shtëpia prej një jave. Denoncimi u vë nga vëllai i saj në Durrës.

26-vjeçarja Areta Çauli mësohet se kishte shkuar në shtëpinë e të dashurit të saj me të cilin ishte njohur përmes facebook.

Të hënën që kishte lënë punën, i dashuri ishte kthyer nga Italia dhe kishte ikur me të ku jetonte në familjen e tij si nuse shtëpie.

Policia e ka shoqëruar në Drejtori ku po merret në pyetje.

Nuk i kisha thënë familjes se të dashurit që isha në proces divorci dhe kisha dy fëmijë. Do ja thoja në një moment të dytë” mësohet të ketë thënë.

Mjekët kanë thënë se vajza ka ardhur me kriza nervore dhe i kanë bërë qetësues.

Njoftimi i policisë

Policia e Durrësit lokalizon dhe gjen 26 vjeçaren që ishte larguar nga banesa.

Në vijim të informacionit për largim nga banesa të shtetases A. C., sqarojmë se:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, pas kallëzimit të marrë nga familjarët për largimin nga banesa të 26 vjeçares A.C., menjëherë kanë nisur kërkimet dhe veprimet hetimore.

Nga informacionet e grumbulluara si rezultat i veprimeve hetimore të kryera, më datë 27.11.2021, rreth orës 23:30, u bë gjetja dhe kapja e shtetases të shpallur në kërkim A.C., banuese në lagjen Nr. 13, Durrës.

Për këtë shtetase filloi procedimi penal sepse më datë 22.11.2021, ka braktisur 2 fëmijët e mitur dhe ishte larguar me dëshirën e saj duke bashkëjetuar me shtetasin A.K., banues në Labinot Mal Elbasan.

Materialet i kaluan në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Protesta nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes”, Rama publikon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së 22-të të zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke publikuar pamje nga zona pas përfundimit të...

Horoskopi ditor, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 22 Qershor 2026 ♈ Dashi Dita ju gjen plot energji dhe dëshirë për të vepruar. Mund të merrni iniciativën në një çështje që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Për 22 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë tipik veror, me diell dhe temperatura të larta në shumicën e territorit. Një valë e...

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...