8.5 C
Tiranë
Friday, January 30, 2026
spot_img

OBSH kërkon marrëveshje ndërkombëtare për të ndihmuar parandalimin dhe luftën ndaj pandemive të ardhshme

Organizata Botërore e Shëndetësisë kërkoi një marrëveshje ndërkombëtare për të ndihmuar parandalimin dhe luftën ndaj pandemive të ardhshme. Thirrjet vijnë pak pas shfaqjes së variantit të ri dhe shumë shqetësues të COVID-19, Omicron.

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se ende është shumë paqartë se sa ngjitës dhe i rëndë mund të jetë infektimi me variantin e ri të koronavirusit, Omicron.

Ai i bëri këto komente në Asamblenë Botërore të Shëndetësisë, që ka për qëllim hartimin e një plani global të veprimit drejt parandalimit, përgatitjes dhe reagimit ndaj pandemive të ardhshme.

“Shfaqja e variantit Omicron nxjerr në pah rrezikshmërinë dhe pasigurinë e situatës sonë. Afrika e Jugut dhe Botsvana duhet të falënderohen për zbulimin dhe raportimin e këtij varianti, e jo të ndëshkohen. Omicron tregon se përse botës i duhet një marrëveshje e re për pandemitë. Sistemi aktual dekurajon vendet nga paralajmërimi i të tjerëve rreth kërcënimeve që në mënyrë të pashmangshme do të përhapen”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së.

Ky reagim vjen pas kufizimeve të udhëtimeve ajrore me rajonin ku u identifikuan rastet me para me variantin Omicron. Zoti Tedros tha se shkencëtarët e OBSH-së dhe të tjerët rreth botës po punojnë për të deshifruar kërcënimin që paraqet varianti i ri.

“Ende nuk e dimë se sa ngjitës është Omicroni dhe nëse infektimi me të shkakton sëmundje të rëndë ose sa e efektshme është vaksina ndaj tij”, tha zoti Tedros, ndërsa shtoi se bota duhet të jetë vigjilente ndaj kërcënimit të koronavirusit dhe se Omicron na kujton se COVID-19 ende nuk është eliminuar.

Një projekt-rezolutë që pritet të miratohet nga Asambleja Botërore e Shëndetësise nuk parasheh krijimin specifik të një “traktati për pandemitë” ose një “instrumenti ligjërisht të detyrueshëm” me qëllim të forcimit të reagimit ndërkombëtar kur në botë të shpërthejë një pandemi e re.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Keijsi flet pas përjashtimit nga Big Brother VIP: “E prisja vendimin, nuk pendohem për...

0
I ftuar në emisionin “Big Brother Radio”, Keijsi ka folur për herë të parë pas përjashtimit nga edicioni i pestë i “Big Brother VIP”,...

Operacioni “Storm” godet prostitucionin në Durrës, procedohen katër persona

0
Policia ka finalizuar fazën e 14-të të operacionit policor të koduar “Storm”, në kuadër të goditjes së veprimtarive të paligjshme të prostitucionit. Aksioni u...

Protestat e shoferëve bllokojnë kufijtë e Ballkanit, kundërshtohet sistemi i ri digjital i BE-së

0
Shoferët e kamionëve në disa vende të Ballkanit Perëndimor kanë intensifikuar protestat kundër pasojave të sistemit të ri digjital të Bashkimit Europian për hyrje-daljet...

Ekzekutimi i parë në Teksas për vitin 2026: i dënuari me vdekje vrau dy...

0
Teksasi ka kryer ekzekutimin e parë me dënim kapital për vitin 2026. Charles Victor Thompson, 55 vjeç, u ekzekutua me injeksion vdekjeprurës në burgun...

Horoskopi ditor, e Enjte, 29 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë që kërkon vetëpërmbajtje. Mos reagoni menjëherë ndaj situatave që ju tensionojnë. ♉ Demi Stabilitet dhe përqendrim. Një çështje praktike merr zgjidhje pozitive. ♊ Binjakët Komunikimi është...