25.9 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Reshjet e borës, qindra automjete bllokohen në rrugën e Arbrit/ Ish-deputeti Qemal Gjunkshi: “Kjo është Qeveria e Show-ve e reklamave, të marre masa urgjente për sigurinë qytetarëve”

Një situatë e vështirë është krijuar mbrëmje ne sotme në Rrugën e Arbrit, e hapur zyrtarisht sot.

Qindra automjete janë bllokuar në rrugën e Arbrit si pasojë e bllokimit nga reshjet e bores dhe breshëri. Mësohet se makinat janë bllokuar tek tuneli i Bypass-it në Qafë-Murriz.

Ish-deputeti Qemal Gjunkshi ka publikuar pamjet në rrjetet sociale, ku shkruan se bllokimi i Rrugës së sapo hapur të Arbrit krijon kaos dhe pasiguri  te qytetarët.

“Me padurim e pritën sot Dibranët hapjen e Rrugës së Arbrit dhe ashtu sikurse shumëkush edhe unë si Dibran do doja të ndihesha i gëzuar që u arrit të hapej një segment I rrugës. Por, nuk mjaftuan vetëm disa orë nga inagurimi pompoz i 350 milionë Eurove të harxhuar nga taksapaguesit shqiptarë që kjo rrugë të bllokohej dhe të krijohet kaos.

Me qindra qytetarë janë bllokuar në këto momente në aksin e sapo hapur, nga Tirana deri në Fshatin -Fshat (Klos). Kjo është Qeveria e Show-ve e reklamave dhe tamtameve.

Qeveria të marre masa urgjente dhe të garantojë sigurinë e jetës të qindra qytetarëve, familjareve të cilët po qëndrojnë në kushte mjaft të  vështira të dëborës, ngricës dhe acarit”, shkruan Gjunkshi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...