28 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Qendra e Shërbimeve Arsimore përcakton datat në dispozicion të bluzave të bardha për t’iu nënshtruar provimeve të shtetit

Radhën për t’iu nënshtruar provimeve të shtetit e kanë profesionistët e mjekësisë. Në kuadër të detyrimit ligjor për t’u testuar më parë se të marrin licencën, Qendra e Shërbimeve Arsimore ka përcaktuar muajt dhjetor-janar në dispozicion të bluzave të bardha, mjekë, farmacistë, stomatologë, infermierë, mami, logopedë, fizioterapistë dhe teknikë imazherie e logopedie.

Ne faqen e saj zyrtare është dhënë njoftimi për afatin, si dhe kushtet e provimeve për të cilat duhet të jenë në dijeni më parë kandidatët që futen në sezonin XXI të provimeve të shtetit. Aktualisht QSHA po bën gati listat e kandidatëve me emrat dhe përbri tyre datën e saktë dhe orarin e provimit, i cili është shumë me rëndësi, pasi mosrespektimi i tij, çon në penalizimin e kandidatit për t’u futur në provim.

Kështu, ai nuk ka mundësi as të kërkojë për një vend pune e as fatura e paguar prej 10 mijë lekësh nuk i kthehet. Që të mos përballet me këto pasoja, kandidati që e gjen veten në listë duhet të paraqitet në ambientet e QSHA-së 30 minuta para orës së paracaktuar me kartë ID me vete, kopje të saj, si dhe faturën origjinale me vulën përkatëse të pagesës së tarifës për pjesëmarrjes në provim.

“Kandidatët që nuk paraqesin dokumentet e mësipërme nuk mund të marrin pjesë në provimin e shtetit. Në lidhje me orarin e pjesëmarrjes në provim, ju bëjmë me dije se orari do të jetë i përcaktuar për çdo kandidat dhe nuk do të ketë ndryshime orari përtej planifikimit të publikuar në faqen zyrtare të QSHA-së”,  thekson QSHA në njoftimin e saj zyrtar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...