23.2 C
Tiranë
Wednesday, June 24, 2026

Drejt autorizimit ilaçi i ri i COVID-19/FDA kërkon aprovimin e ilaçit antiviral të kompanisë Merck .

Një komision ekspertësh këshilltarë të Administratës së Ushqimit dhe Barnave (FDA) të Shteteve të Bashkuara i rekomanduan me rezultat të ngushtë agjencisë që të autorizojë ilaçin antiviral të kompanisë Merck për trajtimin e COVID-19.

Kompania amerikane e prodhimit të barnave publikuan javën e kaluar të dhëna sipas së cilave se ilaçi ishte në masë të konsiderueshme më pak efektiv sesa mendohej më parë, duke reduktuar me rreth 30% shtrimet në spital dhe vdekjet në provën klinike të individëve me rrezik të lartë.

Gjithsesi, ilaçet si molnupiraviri i kompanisë Merck, i zhvilluar me firmën Ridgeback Biotherapeutics, ka të ngjarë të bëhen terapi të rëndësishme që njerëzit do të mund t’i përdorin në shtëpi sapo të shfaqen simptomat e COVID-19.

Një ilaç i ngjashëm i zhvilluar nga Pfizer Inc, i quajtur Paxlovid, është veçanërisht premtues, pasi ka treguar një reduktim prej 89% të rasteve të shtrimeve në spital dhe vdekjeve në provën klinike. FDA mund ta marrë në shqyrtim atë ilaç brenda disa muajsh.

Komisioni Këshillimor votoi 13-10 për t’i rekomanduar agjencisë që të autorizojë ilaçin pasi diskutoi mbi shqetësimet se ilaçi mund të shkaktojë mutacion të virusit, si dhe shqetësime të sigurisë në lidhje me gjasat për defekte në lindje. Shkencëtarët e personelit të FDA-së dhe kompanisë Merck kanë sugjeruar që ilaçi të mos rekomandohet gjatë shtatzënisë.

Votimi vjen pasi frika rreth variantit të ri Omicron ka tronditur tregjet financiare dhe ka shkaktuar shqetësime për forcën e rimëkëmbjes ekonomike globale ndërsa bota vazhdon të luftojë pandeminë e koronavirusit.

Terapitë antivirale godasin pjesë të virusit që nuk ndryshojnë nga mutacionet në variantin Omicron. Ato mund të bëhen edhe më jetike nëse imuniteti i shkaktuar nga vaksina dhe ai natyror rrezikohen nga varianti.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Lëvizje në Portin e Sarandës/ Largohet Admir Malaj, emërohet Gjergji Mërkuri në krye të...

0
Ndryshime në drejtimin e Portit Detar të Sarandës. Sipas informacioneve paraprake, Admir Malaj është larguar nga detyra e drejtorit të portit, ndërsa në vend...

“Nuk e preka dhe nuk e pashë të binte” – Shqiptari 25-vjeçar arrestohet pas...

0
Një polic italian ka humbur jetën në Milano gjatë një ndjekjeje me shpejtësi të lartë të një automjeti që ishte larguar nga një postbllok...

Hungari: Arrestohet 30-vjeçari që dyshohet se ruante dhe konsumonte pjesë trupash njerëzore

0
Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Hungari, ku autoritetet kanë arrestuar një 30-vjeçar të vetëshpallur si kanibal, i dyshuar për posedim dhe përdorim...

APP propozon masa ndaj zyrtarëve në Vlorë pas auditimit të 64 tenderëve: “Shkelje në...

0
Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka evidentuar një sërë shkeljesh në procedurat e prokurimit të kryera nga Ndërmarrja e Shërbimeve Publike të Bashkisë...

Senati kufizon kompetencat e Trump për veprime ushtarake ndaj Iranit: ‘Rezolutë e parakohshme dhe...

0
Senati i Shteteve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë që synon të kufizojë aftësinë e Presidentit Donald Trump për të ndërmarrë veprime ushtarake të...