27.5 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Kreu i BioNTech për variantin Omicron:”Nuk do shkaktojë vdekje, i vetmi shqetësim është është fakti që ka njerëz që nuk janë vaksinuar fare”

Varianti i ri i Covid-19 po shënon rritje dhe përhapje të madhe në shumë shtete të Europës. Por përveç kësaj, shumë prej qytetarëve kanë shfaqur panik sa i përket rrezikshmërisë që mund të përmbajë ky lloj variant. Lidhur me këto shqetësime ka folur edhe kreu i kompanisë “BioNTech”, Ugur Shahin njoftoi se varianti i ri i COVID-it “Omicron” nuk do të jetë në gjendje të shkaktojë sëmundje të rëndë apo vdekje, pasi vaksinat anti-covid ka mundësi të ofrojnë mbrojtje..

Në një intervistë për mediat Shahin iu kërkoi njerëzve të mos shqetësohen dhe mos kenë frikë për variantin e ri. I vetmi shqetësim për kreun e kompanisë “BioNTech” është fakti që ka njerëz që nuk janë vaksinuar akoma.

“Mesazhi jonë është: “Mos u frikësoni! Plani mbetet i njëjtë: Shpejtoni administrimin e dozës së tretë të vaksinës”. Besimi jonë që vaksina funksionon më së miri ndaj ‘Omicronit’ është rrënjosur në shkencë. Nëse një virus arrin shpëtim imun, mund të kapë anti-trupat, por ka një nivel të dytë përgjigjes imune që na mbron nga sëmundjet e rënda, këto janë qelizat T”, – u shpreh shefi i “BioNTech.

“Për mendimin tim nuk ka asnjë arsye për të qenë veçanërisht i shqetësuar. E vetmja gjë që më shqetëson për momentin është fakti që ka njerëz që nuk janë vaksinuar fare”, -shtoi Shahin.

Ndërkohë besimi që ka BioNTech për efektin e vaksinave të tij kundër “Omicron”është në kontrast me alarmin e përcjellë nga shefi i prodhuesit rival të vaksinave Moderna, Stephane Bancel , i cili ka ngritur mundësinë e një rënieje të efektit mbrojtës kundër variantit të ri të koronavirusit nga vaksinat aktuale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...