35 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Kreu i shoqatës së Para-Tetraplegjikëve: “Nuk pretendojmë të realizohen 7 pikat, por të paktën 2 pika, dita e premte presim që të jetë ditë e bukur për ne”

Kreu i Shoqatës së Invalidëve Para-Tetraplegjikë, Bajram Tirana ka zbardhur detaje nga takimi që pati me ministren e Financave, Delina Ibrahimaj, pas protestës që mbajtën para Kuvendit.

Ai u shpreh se të premten e ardhshme do të kenë një përgjigje pasi është e nevojshme që ministritë e Shëndetësisë dhe Financave të zhvillojnë një dialog midis tyre në lidhje me kërkesat e propozuara.

Tetraplegjikët shpresojnë që kërkesat për rimbursimin e energjisë elektrike, rritjen e pagës për kujdestarin, sigurimin e 80 litrave karburant në muaj, si dhe rritjen e asistencës që ata marrin, do të gjejnë zgjidhje kësaj here.

“E lamë që ditën e premte, tjetrën që dy ministritë të bisedojnë njëra me tjetrën mbi pikat ekonomike që kemi kërkuar Nuk pretendojmë të realizohen 7 pikat, por të paktën 2 pika. Dita e premte presim që të jetë ditë e bukur për ne.

Do ta diskutojmë prapë me ministren Manastirlu dhe atë të Financave dhe jam optimist që do shprehen në favorin tonë. Nuk pres që të realizohen të 7 pikat me një të rënë të lapsit, por shpresojmë që të realizohen. Ne kemi lindur për të jetuar, kemi të drejtë për një pavarësi ekonomike. Pika e parë është rikthimi i energjisë elektrike.\

E kemi pasur të fituar me grevë urie, ku 80% e paguante shteti dhe 20% e paguante ligji. Na e hoqën në parlament. Kryeministri na ka premtuar që sapo të vinin në pushtet, do të na rikthenin këtë pikë, në 100 ditëshin e parë të qeverisjes. Shpresoj që këto kërkesa të kenë rënë në vendin e duhur.

Ne kërkojmë që kujdestari të paguhet me pagë minimale pasi nuk na shërben njërit me 100 mijë lekë të vjetra. Karburanti është një pikë tjetër, ne nuk duam lekë, ne duam 80 litra karburant që të lëvizim, është e vetmja mundësi që të lëvizim.

Ne jemi të privuar të ecim, ne jemi të privuar të shkojmë te njerëzit tanë. Kujdestari të futet në aksesin e punëve të rënda dhe pas 15 vitesh të dalin në pension. Trajtimi me ilaçe është një pikë tjetër. Kërkojmë ca gjëra elementare dhe shpresoj që ministrat të ulen seriozisht dhe e premtja të jetë një ditë e lumtur për ne”, tha përfaqësuesi i tetraplegjikëve.

 

 

 

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...