30 C
Tiranë
Saturday, June 20, 2026

Arrestohet në Lezhë/ Hyri për të vjedhur banesën dhe dëmtohet fizikisht, si u zbulua i riu në Lezhë

Policia e Lezhës ka vënë në pranga 22-vjeçarin E.H., pasi në bashkëpunim me shtetasin A.Zh tentoi të grabiste një banesë në fshatin Zejmen.

22-vjeçari dyshohet të ketë pësuar dëmtime ditën e ngjarjes, gjatë kohës që është larguar nga banesa e shtetasit Z. Th., në të cilën kishte shkuar për ta grabitur.

Ai është paraqitur në Spitalin Rajonal Lezhë, për mjekim dhe pasi ka dyshuar që është vënë në dijeni Policia është larguar, por falë ndërhyrjeve nga shërbimet e Policisë është bërë i mundur ndalimi i tij pranë një spitali privat në Tiranë.

Lezhë –Informacioni i plotë

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore.
Kapet dhe vihet në pranga 22-vjeçari, i cili në bashkëpunim me shtetasin A. Zh., i arrestuar në flagrancë, tentoi të vidhte në një banesë në fshatin Zejmen, Lezhë.
Shërbimet e Policisë, në vijim të punës së pandërprerë për identifikimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të vjedhjeve dhe dokumentimin e plotë të plotë të rasteve të vjedhjeve, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative për bashkautorin e tentativës së vjedhjes së banesës se shtetasit Z. Th., më datë 09.11.2021, në Zejmen Lezhë, kanë ushtruar kontrolle të vazhdueshme për kapjen dhe ndalimin e tij.
Nga verifikimet hetimore ka rezultuar se shtetasi E. H., 22 vjeç, banues në Lezhë, është autori tjetër i tentativës së vjedhjes në banesën e shtetasit Z. Th.
22-vjeçari dyshohet të ketë pësuar dëmtime, ditën e ngjarjes, gjatë kohës që është larguar nga banesa e shtetasit Z. Th.
Shtetasi E. H. është paraqitur në Spitalin Rajonal Lezhë, për mjekim, dhe ka pasi ka dyshuar që është vënë në dijeni Policia, është larguar, por falë veprimeve të shpejta nga shërbimet e Policisë është bërë i mundur ndalimi i tij pranë një spitali privat në Tiranë.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Vjedhja, mbetur në tentativë”, e kryer në bashkëpunim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kapet me 1.68 kg kokainë në Tiranë! Policia arreston 44-vjeçarin që dyshohet se furnizonte...

0
Një tjetër goditje ndaj trafikut dhe shpërndarjes së drogave të forta është finalizuar nga Policia e Tiranës, e cila ka arrestuar një 44-vjeçar të...

Horoskopi ditor, e Shtunë, 20 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 20 Qershor 2026 ♈ Dashi Energjia juaj është e lartë dhe ju ndihmon të përballoni me sukses sfidat e ditës. Në punë mund...

Parashikimi I motit, e Shtunë, 20 Qershor 2026

0
Për 20 qershorin, moti parashikohet kryesisht i kthjellët dhe i ngrohtë në të gjithë vendin, me temperatura tipike verore. Në zonat bregdetare do të...

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...