13.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

Biden me një plan të ri pë të përballuar pandeminë/“Ne do ta luftojmë këtë variant me shkencë dhe shpejtësi, jo me kaos dhe konfuzion”

Përballë një varianti të ri e shqetësues të koronavirusit dhe potencialin të rritjes së infeksioneve gjatë dimrit, Presidenti Biden parashtroi të enjten një strategji të re mbi pandeminë e COVID-19-s.

Në të përfshihen me qindra vende vaksinimi në dispozicion të familjeve amerikane, doza përforcuese për të gjithë amerikanët në moshë të rritur e që kualifikohen për një të tillë, urdhra të reja testimi për udhëtarët, qofshin të huaj apo amerikanë, si dhe teste falas që mund të përdoren në shtëpi, të cilat do të mbulohen nga siguracionet shëndetësore private ose që do të jenë në dispozicion në qendrat shëndetësore komunitare.

Shtytja për të zgjeruar qasjen tek testimet për COVID, është vlerësuar nga ekspertët, të cilët kanë argumentuar për muaj të tërë se mbajtja e maskave dhe testimi janë gjithashtu thelbësore, krahas vaksinimit.

Nevoja për testim do të bëhet edhe më urgjente nëse do të dilej në përfundimin se vaksinat nuk janë efektive ndaj variantit të ri të COVID-it, atij Omicron, gjë që nuk është përcaktuar ende.

“Ne do ta luftojmë këtë variant me shkencë dhe shpejtësi, jo me kaos dhe konfuzion”, tha Presidenti Biden në Institutin Kombëtar të Shëndetit.

Njoftimi i zotit Biden vjen një ditë pasi Omicron u zbulua në Shtetet e Bashkuara për herë të parë, në Kaliforni. Të enjten, u zbulua një tjetër rast, tek një banor i Minesotës, i cili kohët e fundit kishte vizituar Nju Jorkun.

Vendosja nën kontroll e pandemisë shihet deri tani si detyra më e rëndësishme dhe më e vështirë e administratës Biden, një çështje që ka krijuar përçarje në vend. Gjatë fjalimit të tij Presidenti Biden trajtoi edhe temën e unitetit, duke u kërkuar amerikanëve të bashkohen rreth këtij plani. Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë dhe vetë presidenti, kanë thënë se plani synon të mbajë ekonominë dhe shkollat të hapura.

“Ne kemi bërë përpara, përballë variantit Delta të COVID-19-s dhe do të ecim përpara edhe përballë variantit Omicron”, tha ai. “Dhe ne do ta bëjmë këtë të bashkuar”, tha zoti Biden.

Presidenti njoftoi gjithashtu edhe rregulla të reja testimi për udhëtarët ndërkombëtarë që hyjnë në Shtetet e Bashkuara, duke u kërkuar atyre të paraqesin prova të një testi negativ brenda 24 orësh përpara nisjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...