11.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron rritje të infektimeve me Covid-19/ “Omicron është i përhapur më shumë nga sa raportohet deri tani”

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron se të gjitha vendet duhet të përgatiten për rritje të mundshme të infektimeve me Covid-19.

“Thë Guardian” shkruan të premten se Drejtori rajonal i OBSH-së, Dr Takeshi Kasai, thotë se shpërndarja gjeografike e variantit të ri Omicron “ka shumë shanse të jetë më e madhe se sa raportohet aktualisht”.

Por Dr Kasai shton se tashmë janë nxjerrë mësime nga përhapja dhe shpërndarja e variantit Delta.

Dr Babatunde Olowokure, drejtor rajonal i Urgjencave në OBSH, thotë se ndalimet e përgjithshme të udhëtimit mund të vonojnë vetëm hyrjen e mutacionit në vendet që vendosin këto masa.

Ai thotë se OBSH po punon me një “numër të madh” institucionesh kërkimore për të studiuar Omicron, por deri më sot ata nuk kanë marrë asnjë informacion për të sugjeruar nevojën për të ndryshuar qasjen ndaj pandemisë, në rregullat e miratuara nga vendet deri më tani.

OBSH thotë se mbajtja e maskave, distancimi fizik, higjiena e duarve, shmangia e grumbullimeve, gjurmimi i kontaktit dhe izolimi i rasteve dhe vaksinimi mbeten shumë të rëndësishme si masa.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...