21.4 C
Tiranë
Friday, June 19, 2026

Gjykata e Posaçme lë në fuqi vendimin e shkallës së parë për Emiljano Shullazin dhe bashkëpunëtorët e tij, të akuzuar për grup të strukturuar kriminal

Apeli i GJKKO-së ka dhënë vendimin për Emiljano Shullazin dhe bashkëpunëtorët e tij të akuzuar për grup të strukturuar kriminal.

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë e cila ka vendosur dënimin me 14 vite burg për, Emiljano Shullazin. Po kështu GJKKO vendosi 12 vite burg për Gilmando Dani dhe Endrit Qyqjen, 10 vite burg, Endrit Zela, dhe 9 vite burg Blerim Shullazi.

Vendimi i 3 dhjetorit u mor nga gjyka në mungesë të avokatëve mbrojtës dhe 5 të pandehurve. Avokatët dhe të pandehurit refuzon të merrnin pjesë në këtë proces që nga seanca e 24 nëntorit 2021, me pretendimin e shkeljes së të drejtave.

Gjykata ka rrëzuar gjithashtu kërkesën e Shullazit për për përjashtimin e trupës gjykuese të kryesuar nga Miliana Muça dhe anëtarët Artur Kalaja dhe Daniela Shirka.

Përveç kësaj çështje penale, ndaj Emiljano Shullazit vijon të qëndrojë në fuqi edhe një masë e dytë sigurimi “arrest në burg”, për akuzën e “Vrasjes në rrethana cilësuese” në dëm të Vajdim Lamajt dhe Artan Arsit, ngjarje kjo e ndodhur në muajin shkurt 2005 në Tiranë.

Seancat ndaj Emiljano Shullazit dhe 4 të pandehurve të tjerë janë ndjekur në mënyrë të vazhdueshme edhe nga përfaqësues të Ambasadës Amerikane në Tiranë. Gjithashtu, përfaqësues të SHBA dhe BE në Tiranë po monitorojnë këtë proces.

Procesi ndaj Emiljano Shullazit dhe bashkëpunëtorëve të tij i nisur në dhjetor të vitit 2018 në Apel, ka patur një zvarritje të pashëmbull, ku janë shtyrë mbi 40 seanca.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...