24.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Basha:”Kuvendi i PD i 18 dhjetorit do të mishërojë shpresat më të mira të njerëzve për ndryshimin e Shqipërisë”

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaron se Kuvendi i PD i 18 dhjetorit do të mishërojë shpresat më të mira të njerëzve për ndryshimin e Shqipërisë. Në një postim në “Twitter” Basha publikon deklaratën e tij të bërë në emisionin “Real Story” në News24, teksa thekson se më 18 dhjetor do të zgjedhim të ardhmen.

Kuvendi i Partisë Demokratike do të shënojë një pikë kthese pas 31 vitesh tranzicion. Më 18 Dhjetor, ne do të zgjedhim të ardhmen, duke mishëruar shpresat më të mira të njerëzve, për të ripërtërirë besimin te politika, si mjet për ndryshimin e Shqipërisë🇦🇱”, shkruan Basha.
kreu i PD-së deklaroi se kushdo nga ata firmëtarë më 18 dhjetor kanë mundësinë të jenë në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, ta shprehin lirisht mendimet dhe qëndrimet e tyre.

“Partia Demokratike nuk është e përçarë në qëllimin që ka. Partia Demokratike ka një kundërshtar, që është kundërshtar i shumicës të shqiptarëve. Retorika përçarëse, gjuha linçuese, është ajo që është problem për Partinë Demokratike. Unë jam për një kuvend të bashkimit, jo të përçarjes, të dialogut, jo të linçimit, të pozitivitetit dhe jo të negativitetit, i cili duhet të shënojë edhe një pikë kthese pas 31 vitesh tranzicion që nuk merr fund. Një kthesë që do të thotë që Partia Demokratike të mishërojë shpresat më të mira të njerëzve. Në këtë kuptim, po ju them dhe një herë, që me 18 Dhjetor, kushdo nga ata firmëtarë, që nuk e dimë se sa prej tyre janë delegatë apo jo, se nuk na lejuan që ta mësonim, sepse nuk ishte i interesuar të bënte një proces të rregullt, kanë mundësinë që me 18 Dhjetor të jenë në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike. Ta shprehin lirisht mendimet dhe qëndrimet e tyre”, tha Basha.
POSTIMI NË TWITER:

opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...