8.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Tomor Alizoti një qëndrim kritik për konfliktet në PD/ As Basha e as Berisha nuk e sjellin dot PD-në në pushtet, do votoj kundër tyre”

Deputeti i PD-së, Tomor Alizoti ka mbajtur një qëndrim kritik lidhur me përplasjen Basha-Berisha në PD.

Alizoti tha se as Basha e as Berisha nuk e sjellin dot PD-në në pushtet. Madje, deklaroi se do të votonte kundër të dy figurave pas përplasjes së tyre brenda selisë blu.

“Unë shikoj krizë në PD dhe mendoj që të dy palët janë pjesë e krizës. Po e them haptas sot dhe mendoj që të dyja palët nuk e sjellin dot PD-në në pushtet.

Atëherë unë nëse rreshtohem në një palë thelloj krizën bëhem dhe unë pjesë e krizës. Akti im është qëndrimi im. Në votimin nëse do kishte dy? Po. Unë do votoja të dy kundër”, – tha Alizoti.

Deputeti demokrat tha se ka vendosur që të mos shkojë në asnjë prej dy kuvendeve.

“Unë kam një pjesë reflektimi timin, është situatë e vështirë në 30 vjet të PD. Është një situatë brenda familjes kur ka një debat kaq të fortë familjar, ka një debat ku reagojnë ndaj Berishës.

Personalisht nuk mund të reagoj ndaj Berishës sepse është një figurë e madhe për demokratët. Unë si një demokrat që në momentet e para të votimit e kam parë si një figurë serioze Berishën.

A ka ai probleme politike? Shumë. A la ai një parti me probleme? Patjetër. Dhe unë në këtë qasje meqë është një debat i tyre unë kam vendosur ose do të vendos që mos të shkoj tek të dyja kongreset”, – tha Alizoti.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...