8.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Sot jepet masa e sigurisë për autorin e vrasjes se ish-deputetit në Velipojë,familjarët kërkojnë drejtësi

Sot do të jepet dhe masa e sigurisë për autorin e dyshuar dhe bashkëpunëtorin në orën 11:00.

Flet babai i Marjan Kolës i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e ish-deputetit Pashko Ujkës. Dedë Kola, 87 vjeç shprehet se djali i tij Marjan Kola mbrëmjen e vrasjes më 29 nëntor ka qenë në Kosovë.

Atje ndodhej bashkë me autorin e dyshuar Kristjan Kola ndërsa thotë se kanë shkuar për qejf për të blerë disa rroba. Dedë Kola shprehet se djali i tij nuk ka asnjë lidhje me vrasjen dhe madje thotë se vetëm pak minuta para vrasjes shfaqet në një poligon qitjeje në Kosove ku kanë qëndruar deri në orën 18:20, moment kur ka ndodhur vrasja në Shkodër. 87-vjeçari shprehet se nuk kanë pasur kurrë probleme dhe janë një familje që kanë edhe dëshmor. Po ashtu edhe vëllai i Marjan Kolës, Petrit Kola shprehet se vëllai i tij nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e ndodhur pasi Marjan Kola ndodhej në Kosovë më 29 nëntor.

Familjarët e 53- vjeçarit kërkojnë drejtësi dhe lirimin e Marjan Kolës, pasi sipas tyre nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e ish-deputetit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...