31.7 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Kryeministri Zoran Zaev nënshkruan marrëveshjen për hyrjen e Alternativës në qeveri

Kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i Alternativës, Afrim Gashi nënshkruan marrëveshjen zyrtare për hyrjen e Alternativës në qeveri.

Kreu i qeverisë Zaev tha se kjo marrëveshje firmoset për të pasur një qëndrueshmëri politike për të hapur negociatat me BE-në, raporton “Alsat”.

“Firmosëm marrëveshjen për të pasur një shumicë të qëndrueshme në parlament edhe në qeveri. Këtë na e kërkojnë qytetarët dhe ne e arritëm. Kjo marrëveshje është në interes të qytetarëve. U morëm vesh se në këtë moment është shumë e rëndësishme që të kemi një garanci që vendi të shkojë para deh të ketë vazhdimësi për të çelur integrimet me BE-në për të vazhduar bisedimet me Bullgarinë dhe luftën kundër Kundërvirusit”, -tha Zaevi.

Afrim Gashi, tha se shumica parlamentare është rritur me 4 deputetë dhe se ka arritur në 64 deputetë. Gashi shpalosi 9 pikat e programit të Alternativës që ka firmosur me kryeministrin Zaev:

RMV do të punojë fortë për të hapur negociatat me BE-në

Qeveria do të kërkojë ekspertë të pavarur për të hedhur dritë mbi rastet e montuar

Qeveria do të miratojë ligj të ri për të zhvilluar zonat rajonale shqiptare

Qeveria do të promovojë interesat për të gjithë komunitet që jetojnë në vend

Qeveria do të luftojë korrupsionin në vend

Qeveria do të definojë ligjin për përmbaruesit

Qeveria do ngrejë arsimin në nivelin më të lartë

Qeveria do të marrë përsipër të mos rrit çmimin e energjisë elektrike

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...