25.8 C
Tiranë
Friday, June 19, 2026

Rriten 9% shtrimet në spitale, mjekët: Vjet nuk u trajtuan shumë patologji, sëmundjet e zemrës, pasojat më të shpeshta post-Covid-19

Pasojat e pandemisë në përkeqësimin e sëmundjeve të tjera për shkak të vonesave në kurim si dhe efekteve që ka lënë ajo te pacientët që e kaluan virusin, kanë filluar të ndihen, sidomos me problemet kardiake.

Për periudhën janar-gusht në spitale janë shtruar 166,731 pacientë nga sëmundje të ndryshme apo 9% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2020. Vjet në pandemi spitalet publike pezulluan ndërhyrjet kirurgjikale të programuara, duke operuar vetëm të sëmurët në rastet urgjente. Në 8-mujorin e 2021 rastet e trajtuara në kardiokirurgji janë rritur 11% në raport me të njëjtën periudhë të 2020-s, sipas të dhënave të raportit të monitorimit të Ministrisë të Shëndetësisë.

Mjeku Ilir Allkja nënvizon se arsyeja e rritjes së ndërhyrjeve kirurgjike në zemër gjatë vitit 2021 është për shkak të problemeve post Covid-19, që duhen trajtuar në kohë. “Sot gjithë bota po përballet me sfidën e trajtimit të pasojave post Covid-19. Gjithë vendet e Europës i kanë hequr ose po i heqin “doganat” për mjekët, pikërisht që të trajtojnë më mirë njerëzit e tyre. Sëmundja e Covid-19 lë pasoja afatshkurtër dhe afatgjatë në disa sisteme e organe të cilat duhen trajtuar në kohë. Ndër pasojat post-covid janë problemet metabolike dhe ato kardiake , të cilat shpesh çedojnë në probleme dramatike të cilat kanë nevojë për intervene të tilla si bypass-e, e stent-e coronare”, shton mjeku Allkja.

Sipas raportit të monitorimit të Ministrisë të Shëndetësisë, në këtë periudhë ka një rënie drastike të rasteve të trajtuara nga urgjencat mjekësore. Në raport me 2020 ku u shfaq pandemia e Covid-19, rastet e trajtuara nga urgjencat kanë rënë 88%. Për periudhën janar-gusht 2020 në urgjencat mjekësore janë trajtuar 780,000 raste nga 96,000 që janë trajtuar këtë vit.

Mjeku Ilir Allkja pohon se këtë vit shtrimet në spitale janë rritur, pasi gjatë vitit 2020 shumë patologji u lanë ta patrajtuara. “Të tilla ishin sëmundjet e brendshme, metabolike, neurologjike, onkologjike etj. Këto patologji jo vetëm që u mbartën në vitin 2021 por edhe u përkeqësuan duke kërkuar trajtime të avancuara nëpër spitale”.

Për rënien e lartë të numrit të rasteve mjekësore të trajtuara nga urgjencat, arsyet sipas mjekut Allkja janë nga frika e infektimeve dhe për këtë arsye shqiptarët më shumë po zgjedhin të kurohen në shtëpi. “Rënia drastike te rasteve mjekësore te trajtuara nga urgjencat për opinionin tim ka dy arsye; frika e marrjes të ndonjë infeksioni nqs do të shkonin nëpër urgjenca, kësisoj problemet shpesh i kanë zgjidhur duke marrë mjekë në shtëpi, dhe konturimi i shërbimit të urgjencave nëpër spitalet private ku pacientët trajtohen me standarde më të mira. Për ata që kanë mundësi të paguajnë, spitali privat mbetet gjithmonë opsioni më i mirë”.

Për periudhën janar-gusht, gjithashtu në spitalet psikiatrike numri i pacientëve të shtruar është rritur 10,5%. Mjekët psikiatër të shërbimit parësor kanë pranuar se pas ngjarjes të tërmetit shtimi i pacintëve më shenja ankthi dhe paniku janë shtuar në vend. Më shfaqjen e pandemisë pacientë që vuajnë nga ankthi janë në rritje.

Ndryshe nga 2020, këtë 8-mujor janë rritur kontrollet për kancerin e gjirit 18%. Onkologët shpjeguan se për shkak të frikës nga infektimet me Covid-19 vjet shumë gra hezituan të kryenin depistimet për kancerin e gjirit. Rritje për këtë periudhë është regjistruar edhe te pacientët e sëmurë me kancer që trajtohen nëpërmjet radioterapisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...