13.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

Çfarë do të ndodhë nga sot me të pavaksinuarit në Itali/Hyn në fuqi “Supercertifikata e gjelbër”

Nga dita e sotme, Italia do të ashpërsojë rregullat për të pavaksinuarit. Hyn në fuqi e ashtuquajtura “Supercertifikata e gjelbër” që ndalon të paimunizuarit ndaj COVID-19-ës, ata që nuk janë vaksinuar apo që nuk e kanë kaluar infeksionin 6 muajt e fundit, të hyjnë në ambjente publike të mbyllura si bare, restorante, diskoteka, teatro, stadiume e festa familjare apo shoqërore.

Të pavaksinuarit do të vazhdojnë të përdorin certifikatën e gjelbër bazë për mjetet e transportit publik, ku lejohen të hyjnë vetëm me test negativ të deri 72 orëve të fundit.

Dëshmia e testit negativ do të vazhdojë të pranohet në vendet e punës, në palestër, në hotele dhe jo shumë vende të tjera. Në bare e restorante nuk lejohet ulja në tavolinë për këtë kategori, përveçse marrja me vete e porosive.

Gjobat parashikohen të rënda për shkelësit, nga 400 deri në 1 mijë euro. Qeveria Dragi vendosi ashpërsimin e masave pas rritjes së ndjeshme të infektimeve ditore.

Që prej nisjes së këtij muaji, rastet e reja janë mbi 15 mijë, ndër më të lartat që prej Prillit. Shifrat e viktimave kanë pësuar një rritje të lehtë. Pa vaksinimin në kuota të larta në 79%, vdekshmëria mund të ishte në kuotat e frikshme të të njëjtës periudhë të një viti më parë, 10 herë më të larta.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...