35 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Përfundon operacioni “Parandalimi”/Arrestohet 67-vjeçari në Lezhë , i sekuestrohen 1 mitraloz, 2 kallashnikovë

Parandalohet një krim i mundshëm sot nga policia, një 67-vjeçar kërcenonte ish dhëndrin.

Një sherr mes ish-dhëndrit Eduart Çotaj dhe ish-vjehrrit të tij Kanto Narkaj që mund të kishte përfunduar me vrasje, është parandaluar sot në Lezhë.

Policia ka arrestuar 67 vjeçarin Kanto Narkaj pasi ka ushtruar dhunë ndaj ish-dhëndrit, duke e kërcënuar se do e vriste. Lidhur me sherrin e tyre policia është lajmëruar përmes një telefonate.

Pas marrjes së njoftimit, policia ka shkuar në adresën e dhënë, duke bërë të mundur parandalimin dhe përshkallëzimin e mëtejshëm të këtij konflikti që dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta.
Gjatë kontrolleve në shtëpinë e ish-vjehrrit është gjetur dhe sekuestruar 1 mitraloz, 2 kallashnikovë, një granatë dore me ndezës të montuar, 4 krehra dhe 3979 fishekë.
Njoftimi i policisë:

Policia e Lezhës parandalon një ngjarje të mundshme kriminale në familje. Finalizohet operacioni policor “Parandalimi”. Ushtroi dhunë ndaj ish-dhëndrit, për motive të dobëta, dhe e kërcënoi së do ta vriste me armë zjarri, reagimi i menjëhershëm dhe profesional i Policisë bëri të mundur parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të situatës.

Sekuestrohen arsenal armësh (mitraloz, kallashnikovë) dhe municione luftarake. Vihet në pranga poseduesi i tyre. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë kanë marrë njoftim për një konflikt midis shtetasit K. N. dhe ish-dhëndrit të tij, shtetasit E. Ç., në fshatin Balldre, Lezhë. Sipas informacioneve, shtetasi K. N. kishte dhe armë zjarri në banesë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë, ku falë ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale, kanë arritur të neutralizojnë dhe të vënë në pranga shtetasin K. N., duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit dhe ngjarjen e mundshme kriminale.

Në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit K. N., ku kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 mitraloz, 2 kallashnikovë, një granatë dore me ndezës të montuar, 4 krehra dhe 3979 fishekë. Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë u arrestua në flagrancë shtetasi K. N., 67 vjeç, banues në Balldre, Lezhë. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Dhuna në familje”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...