Spanja ka miratuar vaksinimin kundër Covid për fëmijët 5 deri në 11 vjeç, pas një rekomandimi nga rregullatori europian i shëndetësisë në fund të muajit të kaluar.
Pas përhapjes së shpejtë të këtij virusi, shumë shtete kanë filluar edhe vaksinimin e fëmijëve, përfshirë këtu edhe Spanja. Vendimi vjen pasi vendi, me një shkallë vaksinimi mbarëkombëtar prej afro 80%, kërkon të mbajë në kontroll përhapjen e shpejtë të Covid.
Vaksinimi i fëmijëve dhe të rinjve, të cilët padashur mund ta transmetojnë virusin tek të tjerët, konsiderohet një hap kritik drejt zbutjes së pandemisë.